Kadri Neziri,Piktori që bën piktura nga materiali guror…

/ Tefik Selimi-Gjilan, 18 shtator



S’ka me artin piktura! Duke punuar mbi piktura, ky art i bukur i ka shtyrë njerëzit (piktorët) të mbesin pa gjumë. Pse jo? Është art që do kohë, mundi, talent, por edhe përkushtim dhe dije. Me këto “sende”, njeriu piktor e shpërfaq talentin e tij që e posedon. Krijon vepra. Veprat marrin dhenë. Ato, si art i bukur, e bëjnë krijuesin shend e verë…
kadri-neziriEdhe Kadri Neziri është piktor autodidakt. Ky piktor zhegras i takon brezit të mesëm të krijuesve në Kosovë. Ai, me punën e tij ka bërë emër në artin piktural. Me kohë, Neziri ka filluar të krijojë (gati) të gjitha llojet e peisazheve në përlhur në teknikën e vajit, por ka edhe inspirime të tjera arti, që flasin për rrethin ku jeton dhe vepron. Ai, në piktuat e tij ka shprehur “natyrën” e Malësisë së Karadakut jetik. Ky po inspirohet nga kjo anë, e cila ka tema, motive dhe trajta të fushës së artit piktural.

Siç dihet, Kadri Neziri, piktor autodidakt, është i lindur më 1948 në Zhegër. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa ato të mesme në Gjilan. Kurse, sa i përket hyrjes së tij në art, ai rrëfen edhe këto “gjëra” të jetës së tij: “Po. Është fakt se, në art hyra papritur. Arti në mua lindi atyr për aty. Lindi dhe nuk mundem ta largoj. Kështu, duke i përzier ngjyrat, i bëra disa “piktura” të vogla, të cilat, në fillim nuk i çmova aq shumë. S’di, pse?! Por, të tjerët, duke parë talentin tim, më thanë se kam bërë punë të madhe arti. Kjo, më vonë, sikur më pëlqeu. Më erdhi një “fuqi” jete e pune. Dhe, fillova të “krijoj” vija, trajta, ngjyra e teknika të tjera arti. Tek unë dominon kombëtarja, dashuria në mes njerëzve, ngjyra e kuqe, që është simbol shqiptar”.

Dhe, kështu edhe Jetullah Haliti, piktor, rrugën time e vlerësoi mjaft mirë. Ai me ka udhëzuar shumë në rrugën krijuese të artit piktural. Vepra e mia janë vlerësuar lart nga krijuesit me përvojë, ka thënë Neziri, piktor. Ai shton edhe më tej se, pejsazhet e tij janë me temë e moto nga treva ku jeton e vepron. Janë piktura autoktone të jetës së qytetarit të Malësisë së Karadakut. Nga ky vend e nga kjo anë më janë inspirimet e mia në këtë fushë të artit.

14388916_908580805914895_1123807060_n
Ai (Kadriu) thotë se, në pikturat e tij vërehet koloriti i pasur, ku mbizotëron më tepër drita, e cila është e mjaftueshme. Bie faja, në cilklin e dytë, Neziri është i preokupuar më tepër nga disa pikuta personale. Po kështu, në ciklin e tretë, ai bën një “kthesë” përpara dhe paraqet me një teknikë të re të punës. Ai rrëfen se si një ditë një një thellësi të tokës më doli një lloj guri me disa ngjyra. Këta gurë i morra dhe filloora ‘t’i hedh në pëlhurë për të krijuar piktura. Kështu, ia fillova rrrugës së parë si krijues në artin e bukur piktural.
“Shihni, thotë Kadri Neziri, piktor nag Zhegra, gjer sa punonin paralelet e gjimnazit qendër të Gjilanit nëpër të ashtuquarjtu “Shtëpi- shkollë”, u takova me Avni Behlulin, piktor. Ai ligjëronte mësim tek gjimnazistët e Zhegrës. Ku mbante mësim, ishte lokaliim. E takova piktorin Avni Behluli, i cili, kur i vërejti pikturat e mia, ai i vlerësoi lart. Më tha” Të lus, vazhdo dhe krijo vepra të tilla!” Pra, vlerësimit të tij, ai e “trimëroi” që të punoj dhe të hapë ekspozitën e parë personale. “Kjo është ajo rruga ime, e cila sot është kurorëzua me dhjetëra piktura të ndryshme”, shton Neziri, i cili që nga viti 1975, ai është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë në Gjilan. Deri më tani, Kadri Neziri, piktor nga Zhegra, ka marrë pjesë mëse 20 ekspozita kolektive. Ndërsa, më 4 qershor, para dhjetë vjetësh, ai mori medaljen e bronztë nga Akademia e Arteve Evropiane në Gjenevë. Jo vetëm kjo.

Mësuam se, në atelienë e tij ka shumë piktura, ndër të cilat shquhen: “Bashkimi kombëtar”, Pritja e pavarësisë”, “Liria e njeriut”, Dhuna e tek njerëzit”,”Mbërthyerja”,”Mulliri iIdriz Seferit”, Kisha e Dunavit, “Vuajtja e popullit” etj. Gjatë luftës, piktori Nezir i janë djegur mbi 20 piktura më të ndryshme nga barbarët serbë që kanë vepruar në Zhegër me rrethinë jgatë kohës së lufës së fund, 1999.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close