Hudra dhe mjalti,shërojnë

Nuk ka dyshim se hudhra është një ndër perimet që ofron më shumë përfitime për trupin tonë.

Ajo është më shumë se thjesht një erëz, ajo është një ilaç. Në fakt hudhra është përdorur që në lashtësi si një ilaç i mrekullueshëm që kuron një numër të lartë sëmundjesh.

Mënyra më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat ushqyese nga hudhra është ta konsumoni atë të pagatuar.

539090-960x720-knoblauch-eingelegt-in-honig

Konsumimi i hudhrës ul tensionin e lartë dhe kolesterolin, parandalon sëmundjet koronare të zemrës dhe ataket kardiake, parandalon zhvillimin e arteriosklerozës, lufton ftohjen, gripin, temperaturën e lartë, infeksionet  dhe forcon imunitetin.

Hudhra mund të kombinohet edhe me qepë dhe xhenxhefil dhe shërben si një largues toksinash pas kimioterapisë. Është shumë i dobishëm edhe për forcimin e sistemit imunitar.

Për ta konsumuar hudhrën, këshillohet ta qëroni dhe shtypni dhe lëreni ashtu për 15 minuta para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë alicini, përbërësi më aktiv i hudhrës, është më i shëndetshëm. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet se hudhra jep më shumë përfitime nëse konsumohet me stomakun bosh, pasi një stomak i mbushur e ka më të vështirë të përthithë elementët ushqyes të saj.

Përgatitja

Shtypni 2-3 thelpinj hudhër dhe përziejini me një lugë mjaltë. Për të pasur sa më shumë përfitime nga kjo përbërje, është mirë që ajo të konsumohet rregullisht çdo ditë.

 

ATSH/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close