Shqipëri:Fillon stërvitja e përbashkët e koduar “Joint Effort-16”,marrin pjesë edhe forcat e armatosura nga Kosova

Filloi sot stërvitja e përbashkët “Joint Effort-16”, e cila do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19-29 shtator 2016 . Kjo stërvitje është një ndër stërvitjet e përbashkëta më të mëdha që FA kanë zhvilluar me NATO-n në 10 vitet e fundit.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të FA në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët (JOINT) dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ.

190916
I pranishëm në këtë aktivitet ishte zëvëndësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, atashetë ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje të akredituar në vendin tonë si dhe komandantët e forcave dhe drejtorë drejtorish në Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.
Fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili nënvizoi: “Është kënaqësia ime t’ju adresoj sot ju në këtë event kaq të rëndësishëm siç është fillimi i stërvitjes “Joint Effort 2016”. Si fillim do të doja t’ju uroja mirëseardhjen përfaqësuesve të Italisë, Kosovës, Malit të Zi, Britanisë së Madhe dhe SHBA. Jam i sigurt se kjo do të jetë një mundësi e mirë për të përmirësuar aftësitë tona luftuese si edhe të ndajmë eksperiencat tona dhe praktikat më të mira të trajnimit me njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë ky është një shans i mirë për t’u njohur me njëri tjetrin, rreth historisë dhe kulturës tonë dhe të shijoni sa më tepër të mundeni mikpritjen tonë”.
Në fjalën e tij, zv.ministri i Mbrojtjes, z.Petro Koçi, pasi falenderoi të pranishmit në këtë ceremoni u shpreh: “Sot bashkarisht nisim stërvitjen “Joint Effort-16”, evenimentin më të rëndësishëm stërvitor të FA. Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të zbatimeve të detyrimeve të planit të aktiviteteve kryesore të FA për vitin 2016. Qëllimi i stërvitjes ‘Joint Effort-16’ është thellimi i njohurive dhe përmirësimi i mëtejshëm i njësive dhe komandantëve të njësive të FA dhe partnerëve ndërkombëtarë në planëzim dhe ekzekutim të operacioneve ushtarke me spekter të plotë, si pjesë e task-forcës së bashkuar të NATO-s me theks në nivelin taktik dhe operacional”. Sipas z. Koçi, planifikimi dhe ekzekutimi i stërvitjes së përbashkët rrit njohuritë, mësimet dhe kompetencën e njësive dhe drejtuesve të pjesmarrës, sidomos në nivel taktik aplikimi i doktrinës dhe procedurave NATO në të gjitha fazat e stërvitjes.
“Ky është një bashkëpunim konkret me përfitim të përbashkët midis vendeve pjesmarrëse. Ne e dimë se jetojmë në një botë të trazuar dhe sfidat e të ardhmes përballohen më me sukses dhe mes aleatësh të cilët para së gjithash kemi punuar dhe derdhur djersë në poligonet e stërvitjes”, tha zv.ministri i Mbrojtjes.
Në fund të fjalës së tij z. Koçi u shpreh se duhet të konsiderojmë rolin e SHBA dhe Mbretësisë së Bashkuar, parë dhe në kontekstin e zhvillimeve brenda BE.
Stërvitja e Përbashkët e koduar “Joint Effort-16” do të zhvillohet nga data 19-29 shtator 2016, në rajonet: Garnizoni “Skënderbej”, Zall-Herr,Bizë, Kepi i Palit,Vau i Dejës, Poshnjë, Rinas dhe Kuçovë. Kjo stërvitje është një ndër stërvitjet e përbashkëta më të mëdha që FA kanë zhvilluar me NATO-n në 10 vitet e fundit.
Në Stërvitjen “Joint Effort-16” marrin pjesë 1500 trupa nga Shtabin i Përgjithshëm, Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe trupa dhe mjete ushtarake të Forcave të Armatosura nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova dhe Mali i Zi.

 

mod.gov.al

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close