Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Projekt i qeverisë finlandeze;800 Euro për secilin pa asnjë kusht


Ja një shembull tipik i një vendi që tërë kohen ka punua për mirëqenien e qytetarëve tëvet dhe tani si duket ka ardhur koha që ata zhvillojnë edhe ma tutje këtë duke marrë një hap experimental sa për fillim.

finn

Në fakt një zyrtar i Ministrisë Çështjeve Sociale të Finlandës , i njohur si Kela ka thënë se çdo Finlandez mund të marr 800 euro në muaj.

Siç u tha është një projekt pilot që drejton qeveria finlandeze, dhe në fazën eksperimentale, kjo ndihmë do të arrijë në 550, dhe më vonë rreth 800 euro në muaj.

Olli Kangas, i cili është duke udhëhequr projektin, tha se të ardhurat bazë do të jenë relativisht të larta, sepse ato zavendsojnë përfitime të tjera sociale. Propozimi i programit pilot do të përfundojë deri në nëntor të vitit 2016, pas së cilës qeveria do e lëvizë testimin e saj në të gjithë vendin.

Tani për tani, shumë finlandezëve kjo ide u duket jo reale.
Ekonomia e Finlandës ishte në një recesion pothuajse vazhdimisht që nga mesi i vitit 2012, aktualisht nuk parashikohet rritje. Ekonomia është prekur keq nga rënia e Nokia,një lider në tregun e telefonisë mobile. Në qoftë do ndahen 800 euro në muaj për çdo Finlandez,kjo do ti kushtojë shtetit 52, 2 miliardë në vit, ndërsa buxhetit i jan parashikuar të ardhura prej 49.1 miliardë euro për vitin 2016.

Projekti është veçanërisht interesant për të papunët. Në Finlandë, tani ka rreth 280.000 të papunë, që përbën 10 për qind të fuqisë punëtore nga numri i përgjithshëm.

Edhe Zvicra pasur, e cila do mbajë një referendum mbi këtë çështje vitin e ardhshëm, vështirë se ka për të miratuar idenë për shkak të kostove të larta.

Përveç Zvicrës edhe një qytet në Holandë, Utrecht gjithashtu ka krijuar një projekt të ngjashëm pilot i cili duhet të tregoj nëse shoqëria funksionon në mënyrë efikase nëse të gjithë kanë të njëjtat të ardhura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close