Antikythera,vendi i “kompjuterit antik ” befason përsëri (+Video)

Pjesë të skeletit njerzor të vjetër 2000 vjet janë gjetur në vendin e fundosjes së anies romake në ujërat e ujdhesës Antikythera,dhe shkencëtarët shpresojnë se nga këto mbetje do të jenë në gjendje ta marrin mostrën e ADN-së.

web_1_anti-duw-160900-146

po në këtë vend në vitin 1900 është gjetur mekanizmi misterioz i ashtuquajturi “kompjuteri më i vjetër për llogaritjen e pozicioneve astronomike”.
Vendi i fundosjes së anies për tregëti që daton nga shekulli i parë para erës së re,i ngarkuar me vepra arti dhe aso nga përditshmëria,është hulumtuar disa here ,e gjurmimet më të reja janë në vijim e sipër.

Eshtra njeriu mirë të konzervuara janë gjetur më 31 gusht,pjesë kafkeje,tre dhëmbë,dy eshtra dore,disa brinj,të cilat mendohet të jenë nga i njëjti person.Dhe siipas analizave të para,këto pjesë skeleti i takojnë një burri të ri.

web_anti-dts-160907-123
Specialistë të ADN-së do të mundohen që nga eshtrat të nxjerrin mostër nga e cila do të mund të vinin deri te të dhënat për prejardhjen e burrit,por janë në pritje të organeve greke për leje.
Janë gjetur në atë vend edhe më parë eshtra njeriu,në vitet e shtatëdhjeta,por atëhere nuk egzistonte teknologjia për analiza të ADN-së.

 

 

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close