India dhe Pakistani sërish në konflikt.Shkëmbejnë të shtëna armësh në Kashmir

INDI, 20 shtator /ATSH-AFP/ – Ushtarakë indianë dhe pakistanezë kanë shkëmbyer të shtëna me armë në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit, dy ditë pas një sulmi rebel kundër një baze indiane në të njëjtën zonë.

kashmir

Koloneli Rajesh Kalia, zëdhënës i ushtrisë indiane konfirmoi pezullimin e armëpushimit përgjatë vijës së kontrollit (LoC), kufi de facto midis dy fuqive bërthamore, në zonën Uri në Kashmir.

“Janë regjistruar të shtëna me armë të kalibrit të vogël”, saktësoi për median një zyrtar i policisë në kushte anonimati.

Në po të njëjtën zonë katër rebelë sulmuan me granadë dhe armë automatike një bazë ushtarake indiane në orët e para të së dielës së kaluar duke vrarë 18 ushtarë, sulmi më i rëndë në rajon prej gati 15 vitesh.

Për Nju Delhin, sulmi i bazës Uri është fakti që grupi xhihadist Jaish-e-Mohammad ndërmerr sulme nga shteti fqinjë Pakistani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close