Avokati i Angelina Jolie thotë se ndaraja me Pitt ka të bëjë me “shëndetin e familjes”

TIRANË, 21 Shtator/ATSH/.- Vendimi për divorcin e çiftit më të famshëm të Hollivudit Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka të bëjë me “shëndetin e familjes”, deklaroi avokati i aktores së famshme, Robert Offer.

AFI FEST 2015 Presented By Audi Opening Night Gala Premiere Of Universal Pictures' "By The Sea" - Arrivals

Lajmi për divorcin e çiftit i cili botërisht njihej me emrin “Bradgelina” mbrëmë ka pushtuar të gjitha mediat botërore.

Ashtu siç është konfirmuar, Jolie ka parashtruar kërkesën për divorc në të cilën kërkon kujdestarinë për gjashtë fëmijët ndërsa Brad Pitt do të kishte vetëm të drejtë vizite.

Burime të afërta me çiftin thanë se Angelina kishte vendosur ti japë fund martesës nga shkaku i mënyrës se si Brad i ka edukuar fëmijët.

Thuhet se ajo ka qenë shumë e shqetësuar për disa nga metodat e tij. Siç theksojnë mediat amerikane, aktorja nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore. Çifti i famshëm u kurorëzua në vitin 2014, ndërsa kanë qenë bashkë që nga viti 2004.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close