Shpikësit shqiptarë paisen me patentë përkatëse,njëri prej tyre me patentë Europiane

imagesTIRANE, 22 Shtator/ATSH/- Shqipëria ka të regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave shpikësit e saj me patentat përkatëse, ku njëri prej tyre ka arritur që inovacionin e tij ta ketë edhe si patentë evropiane. Fushat e shpikjeve shqiptare janë mekanika, farmaceutika, ajo elektrike, teknologjia e naftës dhe elektroteknikë.

Pesë prej tyre janë:

Arben Mani është shpikësi i Motorit me djegie të brendshme me cilindra të kundërt dhe piston të përbashkët- Motori- MANI, i cili është një motor me djegie të brendshme me cilindra të kundërt të përbashkët. Ai prodhon fuqi me lëvizje rrotulluese në mënyrë të pandërprerë dhe në të dy kahet e lëvizjes së grupit të pistonit. Po ashtu, ai mban edhe patentën për “Sistemin e lëvizshëm të kurorës së pistonit” Patenta regjistruar në 16.09.2015.

Shuajip Kraja, mbajtës i Patentës Europiane për “Bivaksinën heterologe antikancer për njerëzit”. Një vaksinë anti kancer të njerëzve, një proces për përgatitjen e kësaj vaksine dhe përdorimi i saj në përgatitjen e medikamentit për trajtimin ose parandalimin e kancerit. Bivaksina heterologe ka në përbërjen e saj dy komponentë biologjikë. Krahas kësaj patente, Kraja ka një tjetër patentë për ilaçe mjekimi, në veçanti për kurimin e infeksioneve ose të sëmundjeve kancerogjene. Patenta e regjistruar në 02.04.2008.

Thanas Karajani, Ylli Pollo, Elmaz Xhediku kanë mundur të krijojnë një teknologji e re për absorbimin e pluhurave dhe gazrave industriale që shkarkohen në atmosferë. Përftimi i energjisë elektrike shtesë nga energjia që do të çlirohej në atmosferë. Eliminimi i tymrave dhe gazrave që çlirohet në atmosferë duke përdorur pajisjet e duhura për thithjen dhe eliminimin e pluhurave. Këto pluhura mund të trajtohen në mënyrë të mëtejshme dhe mund të përdoren në bujqësi ose ndërtim. Patenta e regjistruar në 10.07.2012.

Maksim Shuli ka mundësuar përdorimin e ezhektoreve si teknologji në shfrytëzimin e vendburimeve të naftës, gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri. Po ashtu, edhe përdorimin e lëndëve shkumë-formuese, si metoda të reja me frytshmëri të lartë për rritjen e gaznxjerrjes në vendburimet e gazit në vendin tonë, si dhe përdorimin e termoizolimeve të pajisjeve sipërfaqësore dhe metodave të tjera, të sipërfaqes, në trungun e pusit dhe në shtresë, kundër hidratformimit të puseve të gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri, si metoda bashkëkohore dhe mjaft efektive. Patenta e regjistruar në 18.05.2016.

Vullnet Miraka është shpikës i pajisjes Gjenerator Graviteti Centripetrik për Fluidet. P. G. G. C. F. Patenta e regjistruar në 09.11.2015.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close