Ymeri: Demarkacioni është tradhti ndaj shtetit të Kosovës

PRISHTINË, 22 Shtator/ATSH/.- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deklaroi edhe një herë se seanca e një shtatorit është fundi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ditë kjo kur republikës iu mbrojt territori.

visar-ymeri-1447417656-3106280

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin është e papranueshme nga populli i Kosovës dhe meqë është mbrojtur nga Thaçi dhe Mustafa, gabimi ka qenë i vetëdijshëm.

“Marrëveshja e Thaçit rrezikonte 8200 hektarë, por kundërshtimi i përbashkët dëshmoi që rreziku vjen nga Prishtina nga Thaçi e Mustafa. Sot kemi kuvend por s’kemi marrëveshje për demarkacion, kjo është fitore për Kosovën sepse republikës iu mbrojt territori, kjo është fitore e opozitës dhe atyre që kundërshtuan këtë marrëveshje, është fitore e popullit të Kosovës. Ishte dëshmia që Thaçi e Mustafa, e ata pak që e mbështesin këtë marrëveshje janë të vetëm, ndryshe nuk do të zbrambpseshin”, tha Ymeri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close