“Tomka dhe shokët e tij”, film shqiptar në versionin e tij të restauruar, do të shfaqet në Uashington DC

TIRANE, 22 Shtator/ATSH/-Filmi shqiptar, “Tomka dhe shokët e tij”, në versionin e tij të restauruar, do të shfaqet në Uashington DC më 5 Shkurt.

33b10c_fa976de183e54008ad1ceca65690fe9dKjo gjë u mundësu nga Projekti i Albanian Cinema Project dhe Albanian American Academy, me mbështetjen e Ambasadës  së Shqipërisë në SHBA në kuadër të programit për art dhe edukim të Bankës Botërore.

Filmi ”Tomka dhe shokët e tij”është një film me metrazh të shkurtër me regji të Xhanfise Kekos e që është realizuar në vitin 1977.

Ngjarja e filmit zhvendoset gjatë luftës së dytë botërore, fill pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe ardhjes së nazistëve në qytet. Filmi rrëfen përpjekjet e fëmijëve për ta rimarrë fushën e tyre.

Filmi “Tomka dhe shokët e tij”, së fundi është restauruar në Bibliotekën e Kongresit në SHBA, falë një bashkëpunimi me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Projektit të Kinemasë Shqiptare.

Shfaqja të premten në World Bank Washington organizohet nga ACP dhe i ftuar për të folur mbi restaurimin do të jetë Ken Weissman, supervizor i restaurimit në Bibliotekën e Kongresit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close