Kur renovimi i klasëve në shkolla nuk është plotësisht renovim!

Tashmë dihet se në shumë institucione arsimore,posaqërisht në shkollat fillore hapësirat brenda tyre ku zhvillohet mësimi janë në gjendje të keqe,janë të pista të ndotura,të shkatërruara.Ato rrinë me vite në gjendje të tillë derisa nuk merr iniciativë ndonjë institucion edhe atë në të shumten përmes donacioneve të huaja të përmirsohen këto ambiente.

Vitin e kaluar dhe në vitet tjera paraprake kemi pasë këtë gjendje edhe në shkollën e Gjilanit “Abaz Ajeti”,ku klasët dhe ambientet tjera kanë qenë vërtetë në gjendje të keqe.Sivjet ishte bërë një renovim deri diku i mirë,mure të ngjyrosura,tabela të reja dhe praktike dhe në përgjithësi kur shikon rrotull dukej mirë,derisa nuk ngre koken lartë.Atëhere ndryshon puna.


Sepse gjendja e viteve të mëparme jo që nuk ishte sanuar por më duket se ishte bërë akoma më keq.Në tavanin e klasëve,të pakten të asaj ku ne ishim llampat e gjata që gjenden aty lartë të vendosura për të bërë dritë,janë gjashtë ishin të thyera,të cilat kishin ngelur të zhveshura nga mbrojtset e jashtme,dhe me tela të rrymes që ishin shkëputur nga lidhja e tyre dhe ashtu të zbuluara edhe mund të ishin rrezik potencial për nxënësit në radhë të parë.E sidomos kur e dimë se nxënësit e klasëve më të larta të fillore janë edhe më shtatlartë edhe më dinamik edhe më kurioz,dhe mundësia për të qenë rrezik është e lartë.

Tani mund edhe të themi se vetë nxënësit janë fajtorë që i thyen,por ku është përgjegjësia e organeve kompetente të cilat nuk e kanë rregullaur këtë gjendje atëhere kur i kanë bërë punët e tjera.Dhe shtrohet pyetja përse?A mos ndoshta “është kursyer” për ti lënë për diku tjetër apo është ajo logjika e punës tek ne se diçka duhet me ba por jo me e krye të tërën punën dhe me e lanë zhag,deri kur të ndodhë fatkeqësia?!!

 

Xhelil Arifi /proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close