…. Shkruaj, Jetoj dhe Vdes në Tokën TIME MËMË-NË SHQIPËRINË ETNIKE (Pjesë nga libri “Fondamentalizmi islamik si fiksion dhe shqiptarët antifondamentalistë”

Pjessë nga libri  “Fundamentalizmi islamik si fiksion dhe shqiptarët antifundamentalistë”: ZEKERIJA IDRIZI-Berlin


..Unë personalisht, sikundër dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve të këtij shteti të brishtë, të Maqedonisë, e në veçanti të gjithë intelektualët shqiptarë, e flas gjuhën maqedonase pothuaj në atë nivel që e flas dhe gjuhën time amtare shqipe, ndërkohë që maqedonasit s’kanë haber nga gjuha jonë, përjashto këtu ca aparatçikë zyrtarë që kanë mësuar pak nga gjuha shqipe vetëm sa për të “zbuluar” armiqtë eventualë nacionalistë e fundamentalistë shqiptarë, të cilët “rrezikojnë” integritetin e këtij shteti. Si edhe të tjerët, zotëroj njohuri të bollshme lidhur me historinë, gjeografinë, kulturën, etnopsikologjinë, fenë dhe folklorin e popullit maqedonas (deri më, paramendoni, edhe “vicat” (barcoletat) e tyre i dimë), ndërkohë që maqedonasit dinë shumë pakë për të gjitha këto vlera kolosale të etnosit shqiptar, mbase edhe atë që e dinë, e dinë, mjerisht, në formë të bastarduar, të fabrikuar e të fallsifikuar nga librat e tyre zyrtarë, të shkruar nga dofarë alamet akademikë maqedonas. Nga fqinjët, që kufizohen rreth e përqark Maqedonisë, vetëm ne shqiptarët e njohim zyrtarisht integritetin shtetëror, emrin, flamurin, stemën dhe gjuhën maqedonase. Anasjelltas, shih ironinë, vetë vëllezërit e tyre sllavo-ortodoksë nuk e akceptojnë dot këtë shtet: Greqia ia konteston emrin, Bullgaria gjuhën, Serbia ia konteston autoqefalitetin Kishës Ortodokse Maqedone, ndërkaq nëna Rusi as që e përmend gjëkundi në enciklopeditë e sajë.

14463295_10205193889926489_2227383092773061910_n

Por, sido që ta quajnë, trajtojnë e akceptojnë të tjerët Maqedoninë, unë, si edhe gjithë shqiptarët e tjerë, megjithëkëtë, vazhdoj të jetoj në Shkup – këtë kryeqendër të Dardanisë antike, këtë kryeqendër të dikurshme të Vilajetit të Kosovës, në fund të fundit në këtë qytet pitoresk dhe historik të Shqipërisë Etnike. Pavarësisht faktit se posedoj njëfarë “liçnakarte” (letërnjoftim) dhe njëfarë “pasoshi” (pasaportë) maqedonas në xhep (unë akoma nuk i kam ndërruar në këto të rejat që tashmë janë dygjuhëshe maqedonisht-shqip), këto për mua janë thjesht formale, sekundare. Pata fatin apo s’pata ta përjetoj edhe formalo-juridikisht këtë ideal madhor (idealin për një Shqipëri Etnike, pra), ka pak rëndësi, me rëndësi historike, për mua, është se unë shkoj e vdes (mbulohem në varr) me idenë se jam në tokën time mëmë. Me këtë ide udhëhiqen edhe të gjithë bashkëkombasit e mi në Prishtinë e Mitrovicë, në Peshevë e Bujanoc, në Ulqin e Tuz, në Tetovë, Kumanovë e Manastir, dhe në të gjitha trojet tona ku “bukës i themi bukë e ujit ujë”. Dhe kjo ide nuk përmban në vete elemente shtetomëdha, përkatësisht nuk është megaloide imja (e shqiptarëve) fantazmagorike për një “Shqipëri të Madhe” – sikundër këtë sintagmë pezhorative e trumbetojnë megaloideatorët sllavo-ortodoksë, por, në të vërtetë, është një ide e natyrshme për një Shqipëri Etnike. Madje, këtë ide, parasëgjithash dhe mbi të gjitha, nuk e shpika unë, nuk e shpikëm ne shqiptarët, por këtë ide, në të vërtetë, e shpiki Zoti i Madhërishëm me dijen, fuqinë dhe vullnetin e Tij. Qysh nga paraekzistenca Ai, i qofshim falë, e vulosi emrin, gjuhën dhe hartën SHQIPËRI (Gadishullin ILIRIK), në të cilën i instaloi ILIRËT, ndër më të vjetrit në Evropë. Dhe, mund të dalim ne nga kjo determinancë qiellore Hyjnore? Dhe, në kuptimin afatgjatë, përmasash universale e planetare, rikthimi në tokën tonë mëmë herdo kurë do të ngjajë, në mos sot atëherë nesër dosido. Krejt tjetër gjë janë situatat aktuale, të çastit, të historisë dhe gjeografisë sonë, të ndarë kryq e tërthorë, nga të katër anët, me kufinj nga hasmit tanë sllavë, ku politikbërësit tanë shqiptarë udhëheqin kryesisht një politikë pragmatiste e utilitariste për një Kosovë të vogël, të tkurrur, të pozicionuar gjeografikisht me kufinjt artificialë të “Jajces” së Titos, për një Kosovë Lindore a “Luginë të Preshevës” nën serbo-jugo-sllavi, për kthim të pronave të patundshme të vëllezërve tamë çamë në Çamërinë e gllabëruar nga Greqia, për të drejta të barabarta në Maqedoni, apo, thënë ndryshe, për një Maqedoni shqiptaro-maqedonase a maqedono-shqiptare (vëlla, ec e bjeri në fije këtij lëmçi, këtij mishmashi!) etj.Ne jemi njerëz vdekatarë, shkojmë e tretemi, por ngelë për jetë të jetëve ideja sublime apo ideali madhor për tokën tonë, për Shqipërine Etnike. Ideja revolucionare (sublime), ndërkaq, sikundër na mësojnë ligjet e dialektikës, si e tillë është utopike po qe se ngelë vetëm në kokën e një individi, por një ditë bëhet e kapshme dhe e realizueshme porsa ajo të masovizohet, të kolektivizohet në kokat e të tjerëve.

Fundja këtë gjë na e kanë borxh edhe fqinjët tanë sllavo-ortodoksë. Kjo sepse qysh nga antikiteti ne, ilirët, kemi qenë kosmopolitë, filantropistë, duke pranuar hapekrah në gjirin e tokës sonë ardhacakët sllavë prej matanëkarpateve, të cilët u vendosën në ILIRI në shekullin e V-të. Duke qenë se ishin pothuaj të zdeshur, të uritur, të mërdhirë e të raskapitur nga gjithë ajo rrugë e gjatë e stërmundimshme nga përtej Karpateve, të parët tanë, burrat e fismë e bujarë, kosmopolitët iliro-shqiptarë me virtytin e tyre tipik të mikpritjes, u bënë konak të ngrohtë, duke u ofruar bukë, kripë dhe zemër dhe duke e ndarë me ta atë trohëzë tokë që kishin për t’ju ofruar kushte të volitshme jetësore. Pak më vonë, në shekujt e mesjetës (XV, XVI dhe XVII), me të kaluarit masivisht nga kristianë në myslimanë, shqiptarët shumë kisha e manastire të tyret, në të cilat ishin lutur ndër shekuj, me zemërgjerësi do t’ua dhurojnë fqinjëve të tyre sllavo-ortodoksë. Dhe, vallë kanë të drejtë sot sllavo-ortodoksët të krekosen si zotër të hiseve, tokave dhe kishave tona? Dhe ata sot kanë të drejtë t’i diskriminojnë pronarët e hisenikët e tyre të vërtetë? Dhe vallë kanë të drejtë ata sot t’i keqpërdorin shenjtëritë tona të dikurshme: kishat dhe manastiret tona në luftë kundër nesh? …………………

Pas gjithë kësaj që elaborova, në fund më mbetet të deklaroj botërisht:
“Unë etnikisht jam shqiptar, kurse fetarisht mysliman. Biologjikisht, mendërisht e racionalisht jam evropian, kurse shpirtërisht oriental, sikundër janë dhe pjesëtarët e nacioneve e etnive të tjera (meqë që të tre profetët zulmëmëdhenj të tre religjioneve planetare: islamit, kristianizmit e hebreizmit, ishin lindorë dhe semitë: Muhammedi, Isai (Jezui) dhe Musai (Mojsiu), sikundër dhe babai i tyre teologjik Ibrahimi (Abrahami). Gjuha ime shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane, kurse të shkruarit e kemi në alfabetin latin. Në trojet shqiptare nuk ka fundamentalizëm islamik, por Feja islame është realitet, pavarësisht faktit se ju bëhet qejfi apo jo sllavëve ortodoksë. Jo vetëm që s’ka fundamentalizëm tek shqiptarët, por edhe asgjëkundi në analet, leksikonet a enciklopeditë e historiografisë sonë kombëtare nuk figurojnë termat pezhorativë: Inkuizicion, Shën Bartollome, Antisemitizëm, terrorizëm, ekpansionizëm, fundamentalizëm etj. Për më tepër, kombi im, thjesht asnjë emër historik i kombit tim nuk bëri krime mbi kombet tjera, nuk gllabëroi pjesë tokash të etnive tjera. Dorën në zemër, fundamentalist nuk është ai që me devocion dhe me përpikmëri praktikon në përditshmëri themelet e fesë së vet, porse fundamentalist i mirëfilltë është ai që manipulon me shenjtëritë fetare në luftë për realizimin e qëllimeve çnjerëzore, obskure dhe eksplloatuese. Ndërkaq, zotërinjëve ardhacakë të përtejkarpateve, për hajr ju qoftë ultrafundamentalizmi sllavo-ortodoks!”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close