Në fund të shtatorit KFOR dhe EUFOR do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët

PRISHTINË, 27 Shtator /ATSH/.-Në fund të shtatorit KFOR dhe EUFOR do të zhvillojnë stërvitjen “Reagim i shpejtë 2016” në rajonin Manjaça, afër Banja Llukës, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

abr367cda_dsc_0281

“Ky ushtrim paraqet një mundësi për të integruar ushtrimin dhe planifikimin e kompetencave mes KFOR-it dhe EUFOR-it, të cilat do të rrisin aftësinë e tyre për t‘u vendosur me shpejtësi, kudo që ato të thirren”, thekson njoftimi i dërguar sot nga Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë.

Bëhet e ditur se, ushtrimi do të mbahet me mbi 500 ushtarë nga EUFOR-i, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Austrinë, Hungarinë dhe forcat e KFOR-it nga Kompania Portugeze/ Hungareze për Rezerva Taktike  (KTM). Ushtrimi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këta ushtarë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe përvojën e tyre në shumë fusha, duke përfshirë Largimin e Mjeteve Shpërthyese dhe Operacionet Joluftarake  të Evakuimit (NEO).

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Fungo, bën të ditur se “kam kënaqësinë të shoh se pas shumë muajsh të planifikimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe EUFOR-it, trupat do të jenë pjesë e një stërvitjeje rajonale të këtij lloji. Ky ushtrim padyshim do të sfidojë të gjitha trupat dhe stafin pjesëmarrës dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam, që burrat dhe gratë e KFOR-it, të cilët kam privilegjin t’i komandoj, janë të trajnuar dhe ushtruar në mënyrë aktive për çdo zbarkim  të mundshëm tani dhe në të ardhmen. Ajo mbetet një nga pikat e forta kryesore të KFOR-it dhe NATO-s, që ne i kemi demonstruar në vazhdimësi, realizimin e shkëlqyer që mund të arrihet mes të gjitha kombeve partnere nëpërmjet  një fryme të bashkëpunimit të përkushtuar dhe aktiv”.

KFOR-i është i përbërë nga një forcë mirë- e ekuilibruar, si kinetike dhe jo-kinetike, nga 31 kombe.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close