Lajme të gëzueshme për tullacët.Shkencëtarët kanë arritur rezultate në shërimin e sëmundjes së rënies së flokut

 

Shkencëtarët të cilët studiojnë humbjen e flokëve tek njerëzit të cilët vuajnë nga alopecia kanë ardhë deri te një zbulim fantastik.
Trajtimi i ri do të mund të sillte lehtësim një numëri të madh njerëzish të cilët vuajnë nga kjo sëmundje autoimune.

tulla
Studiusit nga qendra medicinale e universitetit të Kolumbisë kanë zbuluar se 75 përqind e personave të cilët kanë marrë barin Ruxolitinib,kanë hetuar rritje më të theksuar të flokëve.
Bari Ruxolitinib është frenues i të ashtuquajturave Janus kinase,gjegjësisht i enzimeve JAK,dhe në fillimisht ishte menduar per trajtimin e mielofibrozes,çrregullim që ndikon në palcën e eshtrave dhe në policitemia vera (PCV).

Gjatë katër muajve studimi disa kanë hetuar përmirësime të rëndësishme të gjendjes së kresë.
Dr Julian Mackay-Wiggan,dermatologe dhe mësimdhënëse në universitet,thotë se studimi ishte i një volumi të vogël,por kadëshmuar se JAK frenuesit paraqesin trajtimin e parë efikas në shërimin e humbjes së flokut tek personat me alopeci.
“Kjo u jep shpresë pacientve të cilët ballafaqohen me pasoja emocionale dhe fizike nga kjo sëmundje autoimune”thotë ajo.
Hulumtimet e ardhme do të merren me studimin e asaj se si bari vepron në tullacërinë e meshkujve.
Në studimin e fundit 12 pacient kanë marrë 20 mg Ruxolitinib dy herë në ditë gjatë tre deri në gjashtë muaj.
Tek nëntë nga ta ka patur rritje të reja të flokut,nga të cilët te shtatë nga ta është përtrirë 95 përqind e flokut deri në fund të trajtimit.
Megjithatë.tek disa floku ka rënë përsëri pas ndërprerjes së marrjes së barit,por gjendja e rrënjës së tyre ka qënë diçka më e mirë në krahasim me periudhen para fillimit të marrjes së barit.
Ky zbulim është publikuar në magazinën “Journal of Clinical Investigation/Insight”.

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close