Kjo është atmosfera nga Prishtina në kohën kur po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe *Kosovo-Shqipërisë

Ndeshja e futbollit në mes Shqipërisë dhe *Kosovo-Shqipërisë është duke u zhvilluar në këto momentet që po shkruhet ky shkrim!Në fakt është ndeshje në mes dy vëllëzërve që shtyhen në një lojë mundjeje e në fund ulen së bashku dhe qajnë hallin e ekonomisë shtëpiake.Ashtu ngjanë e ashtu duhej të ishte,por nuk është mu kështu dhe ashtu si shumë kush nga ne do e dëshironte të ishte.Ka edhe këtu njëfarë rivalizmi të një nacionalizmi krahinor!!Kish nga ata që s’qanin kokën për këtë ndeshje,rrugët plot kaffenet,po ashtu.Nuk është se dalloje noj stihi në rrugët e Prishtinës.Dhe njerëzit e zakonshëm kanë edhe botkuptimet e tyre për këtë ndeshje.Dikush e quan ndeshje midis dy kombëtareve,dikush në mes vllaznive e dikujt si intereson fare.

11209479_1690396894531203_1857810861402096525_n  12243410_1690396941197865_7955091627155729000_n
Ky djalosh(foto )që po qëndronte këmbë pranë bisnisit të tyre me gështenja të pjekura,i veshur me fanelë tifozi,edhe pse ndeshja po luhej ai po rrinte aty.”Në fakt” na tha ai-“unë jam tifoz i flakët sa kam shkua edhe në shqipëri për ta përcjellë kombëtaren shqiptare kur ka luajtur kundra të tjerave përfaqësuese!”.Dhe kur ndeshja e kombëtares po i luhej prapa shpine ai ishte iniferent!-“indiferent jam se po të kish luajtë një kombëtare e vetme do isha aty i pari,s kështu po më doket sikur po bajnë trajning dy ekipe të ndara nga i njëjti ekipë.Edhe me thanë të drejten,kur e njeva njonin që po thojke “sa mirë me ja pasë dhanë Shqipërisë nja nizet golla “nuk shkova se isha ba nervoz kur e kisha nie shqiptartë tue u ligavë kundra njani tjetrit” thotë ky.

12249981_1690396967864529_2472393493632771393_n   12241739_1690396807864545_4492311659645045953_n
Kjo është atmosfera nga Prishtina në kohën kur po zhvillohet ndeshja .

proinformacion.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close