Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

“Kosova” e Jusuf Buxhovit e lëkundë historinë

11960022_1029314050435528_7462773031605761449_n
Nga Fahri Xharra

Objekti dhe qëllimi i i pikëpamjeve që e kundërshtojnë autoktoninë e shqiptarëve është i qartë (N.Çabej, Ilirët që mbijetuan) , të gjendet një vend nga dikur jofort largë në histori. shqiptarët të kenë ardhur. .Por, kot. “Mrekullitë” nuk i duron shkenca e historisë. Por ka edhe nga ata , që nuk i bishtnojnë fakteve dhe e thonë atë që duhet thënë se në burimet historike nuk behët fjalë për ndonjë migrim të shqiptarëve. Andaj është e natyrshme që shqipja është folur , që nga kohët e lashta në ato vende ku flitet edhe sot, pa i llogaritur vendet tjera ku iu kanë humbur gjuhën..
Ne jemi një dosje e mbyllur historike…” Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(At Gjergj Fishta ,1939 Paris).”
Por dikund lexova : “ Kësaj pyetje duhet t`i japin përgjigje vetë shqiptarët, nëse nuk dëshirojnë të mbeten edhe më tutje pjesë e dosjes së hapur….”Pra ?
Por “Nëse vlen thënia se ‘Historia është mësuese e jetës’ atëherë po na del se Jusufi po bën një punë të jashtëzakonshme, sepse historia jonë zakonisht është shkruar nga të huajt, me pak ndërhyrje nga ne, por këtë gjë Jusuf Buxhovi po e ndryshon”,( Don Lush Gjergji )

kosova

( Librit “Kosova I, II & III” të botuar nga Jusuf Buxhovi që në vitin 2012, këto ditë iu shtuan edhe vëllimiet IV & V. 3 vëllimet e para përfshijnë Antikën, Mesjetën, Perandorinë Osmane dhe ndarjen e Kosovës nga Shqipëria, pushtimet serbo-jugosllave e deri të ndërhyrja ndërkombëtare e NATO’s dhe protektoratit. Tash e tutje këtyre vëllimeve iu shtuan trajtimi i periudhës prej viti 1912- 1945 si dhe ajo e lëvizjes së shtetndërtimit të Kosovës, nga Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut të ’90, Kushtetuta e Kaçanikut, Referndumi i ’91 e deri te Marrëveshja për Demilitarizimin e UÇK-së. )

E madhe kjo , Jusuf Buxhovi po ia jep gjuhen historisë që ajo të flet shqip. Ciceroni ka thënë: “ligji numër një i të shkruarit të historisë është thënja e të vërtetës”. Sa më shumë fakte e dokumente te pacenuara, aq më shumë të vërteta përmban një shkrim historik.” ; Jusuf Buxhovi po e bën që të dridhen themelet e SANU-s ( Akademisë Serbe të Shkencave), çerdhja e së keqes shqiptare,po e bënë të dridhen gotat e shlivovicës të cilat cakërroheshin kur përgatiteshin elaborate shfarosëse për shqiptarët. E bota iu besonte!
Edhe pse shqiptarët notonim dhe po notojmë në ujërat e trekëndëshit të Bermudeve (SERBI,GREQI,TURQI!)ashtu qetas duke u tretur në vorbullat magnetike te pikës së zezë në brendinë e oqeanit dhe duke humbur në botën e harresës dhe tjetërsimit, na del “Noa me barkën e tij”,e cila na e tregon rrugën e humbur pa dëshirën tonë. E ky është Jusuf Buxhovi !

Populli i vjetër,i nxjerrë njerëzit e mëdhenj,të cilët i dalin krah vendit të tij,krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi .Kemi njerëz ne ! Kemi të ditur ne! Historia e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë ne e pranonim. E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si ishte : Beogradi filloi të çmendet ! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses,llogaritën në fazën e tretjes. Por Jo! I kemi të mëdhenj tonë që as nuk flenë e as nuk përgjumën,por shkëlqejnë nga lartësitë e kreshtave dhe i godasin me fakte përgjumësit tonë.
Në botimi e parë të “Kosovës “ në tri vëllime thuhej : “Bëhet fjalë për një fantazi shumë të rrezikshme në shërbim të Shqipërisë së madhe etnike. Libri nuk meriton kurrfarë vëmendje shkencore, sepse fjala është për pamflet. Ai libër ashiqare duhet t’iu shërbejnë politikanëve si pseudoargument ër krijimin e ‘Shqipërisë natyrale’. Është krejtësisht e pakuptimtë teza për Kosovën si qendër shpirtërore, kulturore e shtetërore të Shqipërisë”( Sllavenko Terziq, këshilltar shkencor i Institutit të historisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë,), Po tani ,vallë si do t`iu duket me botimin e “ Kosovës “ në pesë vëllime ?

“J. Buxhovi është pene e ndritur, ku secili shqiptar qe ka lexuar diçka, medoemos ne ato që është dashtë të lexohen janë edhe shumë vepra madhështore te tij. Mjerimi me i madh është që veprat e te tillëve nuk financohen nga shteti dhe nuk përkthehen ne gjitha gjuhet e botes, qe ata te dine te vërtetën e historisë se shqiptareve “ shkruante një dashamirë i kombit. Vetëm shpirti i njeriut i mbushur me atdhedashuri shkruan vepra si këto ! ( Fatbardhësisht tri vëllimet e para janë tashmë në anglishte fxh)

“ ‘Historia e Kosovës’ e Buxhovit e plotësuar paraqet një vepër kolosale të pa arrirë deri më tani në llojin e vet, në historiografinë shqiptare. Ajo bën një kapërcim metodologjik që lidhet me këtë trevë dhe tregon një histori shtet-formimi”, tha Ramadan Musliu.

Jo moti njè analist çek thonte për shqiptarèt : ” Derisa të tjerët jetonin në male, JU ( shqiptarët ) shkruanit epitafe në varre ” çka dëshmon se Ne kur kishim civilizimin, sllavèt bènin jetè pertej Uralit….prandaj miku im z.Buxhovi Ju n’fakt mè punèn T’uaj t’pa’lodhshme, me argumente e fakte keni dèshmuar para opinjonit e Zotit se cila ështè e verteta pèr Kosovèn.Deshèn a s’deshèn sllavèt t’kuptojnè t’vertetèn…èshtè peshè e vogèl, sepse shpesh e verteta dhembè.T’pèrgèzoj pèr punè madhore.Falèmnderit qè po bèni shumè pèr kombin.Gjithè respekti !

“Dua veç të lexoj një përkushtim me të cili nis libri i parë, ‘Hapi i parë në likuidimin e një populli është t’ia fshish kujtesën, t’ia shkatërrosh librin e tij, kulturën e tij e t’ia shkruash një libër të ri dhe nuk do të kalojë shumë kohë e populli të harrojë çfarë është dhe kush ishte’. Uroj që populli shqiptar të mos harrojë”, thotë Zoti Buxhovi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close