Xhuxhët (Njeriu floresiensis ) Vërtetë egzistonin !!

Xhuxhët (Njeriu floresiensis ) Vërtetë egzistonin !!

Rezultatet e analizës së dhëmbëve të mbetjeve të skeleteve 18.000 vjet të vjetër janë në kundërshtim me teorinë se “Hobbitët”, të cilat ishin 0.9 metra të lartë, ishin qenie moderne të deformuara njerëzore.

homo-floresiensis

Dhëmbët e Homo floresiensis tregojnë një përzierje të karakteristikave primitive,parë në hominidë të hershëm, por edhe veçori të përparuara të para më vonë te hominem.

Shkencëtarët besojnë se “Hobbitët”, të cilat u nofkën e morën sipas karaktereve nga filmi “Zoti i unazave”, ishin të shkurtër nërritje , ndoshta për shkak të ndonjë fatkeqësie natyrore apo katastrofë ishin “mbërthyer” në ishullin Flores në Indonezi.

Emri i tyre shkencor është Homo floresiensis, dhe mendohet se e kanë origjinën nga speciet prehistorike të njeriut, të tilla si Homo Erektus.

Ata,shkencëtarët argumentojnë se ky është një “efekt ishull”, i cili ndodh kur popullata evulon në një ambient të kufizuar.

Shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim bazuar në analizën e dhëmbëve të “Hobbitëve”, e cila i çoi ata në përfundimin se ata ishin një specie unike. Ata supozojnë se ata për një periudhë kohore më të gjatë reduktuan lartësinë nga 1.65 metra në 1.1 metra.

Shkencëtarët thonë se “Hobbitët” në Flores erdhën rreth një milion vjet më parë, koha kur ajo udhë mund të bëhej përmes tokës. Megjithatë, më vonë gjatë shekujve, niveli i ujit u ngrit dhe izoloi ishullin.

Udhëheqësi i projektit hulumtuesi Yusuke Kaifu i Muzeut Kombëtar të Natyrës dhe Shkencës, ka thënë se njerëzit moderne u përzien me homo Erektus aziatik, por në një shkallë më të vogël.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close