Ata që dinë më shumë se një gjuhë,shërohen më lehtë nga sulmi në tru!

Edhe pse nuk duket e rëndësishme për shëndetin fizik, aftësia për të komunikuar në dy gjuhë në fakt mbron trurin kundër dëmtimit shkatërrues të funksioneve mendore. Hulumtuesit në Universitetin e Edinburgut ka gjetur se 40 për qind e pacientëve dygjuhësorë shërohet plotësisht pas një goditjeje, ndërsa kjo përqindje është përgjysmë më pak në mesin e atyre që e përdorin vetëm një gjuhë.

demenca

“Kurrë nuk është vonë për të marrë masa që do të maksimalizonin kapacitetet njohëse të trurit tuaj,” tha Dr Megan Lenehan Universiteti Australian,të Tasmanisë.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se te njerëzit që flasin më shumë se një gjuhë demenca lajmërohet disa vjet më vonë. Bashkë-autori i studimit, Thomas Bak nga Universiteti i Edinburgut thotë se njerëzit të cilët flasin dy ose më shumë gjuhë lehtë të kalojnë nga një gjuhë në tjetrën.

“Ata inhibitojnë/pengojnë një mënyrë që të aktivizojn tjetërin për të komunikuar”, tha ai. “Me këtë ata vazhdimisht ‘stërvisin’ trurin i vili mund të jetë një faktor që i ndihmon ata të shërohen më leht në rast të një goditje,” shpjegoi Buck.
Studimi, i cili i ka përfshirë 608 pacientë të cilët kishin përjetuar një goditje, u publikua në revistën “Stroke”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close