28 Nëntori po afron

28 Nëntori po afron

28 Nëntori po afrohet dhe edhe ndjenjat për këtë festë të madhe sa shkon e ngjallen ma shumë dhe të bënë të mendosh se edhe pse njerëzit tanë të gjendur në udhëkryq prap se prap kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e krenarisë për të qenë shqiptar dhe të mos “vrapojnë” pas lavdive dhe krenaris së huaj kur e tyrja ajo arbënore i ka të gjitha edhe atë më shumë se të gjtha kulturat tjera përrreth e ma larg!Aty është ajo,në shtëpitë tona jashta në oborret,malet,e fushat tona por edhe në shpirtin dhe zemrat tona fisnike.Aty e keni.

gj 1

gj 3

Ajo pret ta rizbuloni!Gjejeni,aty e keni,fare pranë.Dhe do të ndjeheni mirë dhe krenarë për veten tuaj e edhe për të kaluaren e madhe dhe të lavdishme.Dhe do ta gjeni se ajo shtrihet në hapësirë e kohë shumë ma të gjërë se që e keni menduar ose se sa ju kanë thënë ose gënjyer !!

gj 2

gj 4

Dhe të bëhet zemra mal,plot gëzim të mbushet edhe pse nuk e hetojnë të tjerët kur gjithandej nëpër qytet lulëzojn flamuj kuq e zi dhe me ta edhe emocionet që t’mbushin sytë lot e zemrën gëzim plot.Kështu sot ishte edhe Gjilani.Ai po lulëzonte shqip e kuq e zi.Bukur dukej.Shumë bukur.E s’ka se si të duket ndryshe kur stoliset me flamurin ma të bukur në botë.Dhe kurr mos lejoni që t’ua shkel dhe t’ua mohojë askush këtë bukuri zemre e shpirti,e i cili na bënë ata që jemi.Përgatituni për të dhe priteni sikur u erdhi lumturia dhe do të ndjeheni të gëzuar dhe ai do ju përcjell gjat tërë jetës tuaj.

proinformacion.com

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close