Kush në të vërtetë janë parardhësit e Europianëve bashkëkohorë?!

Kush në të vërtetë janë parardhësit e Europianëve bashkëkohorë?!

Një studim i ri i publikuar në “Nature Communications”, ka zbuluar një grup të ri të gjahtarëve të cilët kishin ardhur nga rajoni i Kaukazit.

Shkencëtarët më parë besonin se evropianët kanë prejardhje nga tri grupe – gjuetarët të cilët vijnë në kontinentin e vjetër para 40.000 vjetësh para fillimit të epokës së akullt dhe u përhap në zonën mes Spanjës dhe Hungarisë. Shumë vite më vonë, pas epokës së akullit, fermerët nga Lindja e Mesme erdhën në Evropë dhe sollën ADN e tyre në përzierjen ekzistuese para rreth 7000 vjetësh. Grupi i tretë ishin banorët e stepeve Pontic dhe i përkiste të ashtuquajturës kulturë yamnaya. E të cilët në Evropë arritën rreth 5000 vjet më parë.

yamnaya

Megjithatë, shkencëtarët nuk e kanë zgjidhur plotësisht origjinën gjenetike të anëtarëve të kulturës yamnaya . Hulumtim i ri sugjeron se pjesërisht vijnë nga një grup i gjahtarëve që kaloi epokën e akulltë në rajonin e Kaukazit, para se ata u zhvendosën në perëndim. Ky grup i sapo zbuluar i quajtur “Grupi i katërt i madh i paraardhësit të lashtë të evropianëve”.

“Çështja e origjinës së anëtarëve kulturës Jamno ishte mister deri më tani,” tha një studiues kryesor Andrea Manica i Universitetit të Kembrixhit.

“Ne kemi zbuluar tashmë se një përzierje gjahtar-mbëledhës dhe popullsisë nga Kaukazi të cilët epoken e akullt të fundit e kanë kaluar në izolim. Xhepi Kaukazian është dega e katërt e madhe paraardhësëve të evropianëve,për të cilat ne nuk ishin në dijeni deri më tani. ”

Hulumtuesit besojnë se disa gjahtar-vjelës kaukazian kanë ndikuar në popullsinë e Azisë Jugore dhe se kjo degë e paraardhësve ka lidhje me përhapjen e gjuhëve indo-evropiane të rajonit.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close