Ishulli i lashtë i humbur nga koha e Betejës Arginusae mund të jet gjetur

Qyteti antik grek i Kane ishte vendi i betejës epike në det të Arginusae, e cila pa Spartën tek thyente Athinën në vitin 406 pes. Megjithatë, arkeologët nuk ishin të sigurt se ku saktësisht ky ishull ishte i vendosur.

Kjo ishte , deri më tani.

Një ekip ndërkombëtar arkeologësh që punojnë me Institutin Arkeologjik Gjerman mendojnë se ata mund të kenë hasë në Kane në detin Egje, mu pranë në brigjeve të Turqisë.

Kane

Luftimet detar në lashtësi midis athinasve dhe spartanëve ndodhi kah fundi i Luftës 27-vjeçare të Peloponezit, sipas “Beteja e Arginusae”shkruar nga historiania Debra Hamel. Kjo ishte një fitore për athinasit. Për shkak të një stuhie komandantët braktisën mijëra njerëz të tyre në anie të thyera pas luftës . Si dënim gjashtë prej tyre u ekzekutuan dhe dy u dërguan në mërgim pas kthimit të tyre në shtëpi.

Beteja e Arginusae u emërua për shkak të afërsisë së saj në afërsi të ishujve”Arginus” , të cilat quhen tani ishujt Garip. Tekstet e lashta gjithmonë kanë cituar ishujt Arginus që kishin tre masa tokësore, edhe pse ka vetëm dy në ishujt Garip ,sot. Çfarë ndodhi me ishullin e tretë ka qenë një mister.

–Hulumtuesit kanë pyetur nëse një gadishulli afër ishte ndoshta ai i cili mungon , kështu që ata kanë shpuar në të – dhe kanë bërë një zbulim interesant.

ancient

Ata gjetën prova gjeologjike se ajo që tani është një gadishull më parë ishte një ishull.

“Nuk ishte e qartë nëse këto toka ishin në fakt ishujt Arginus pas së cilëve ne kemi qenë në kërkim ,”, Dr. Felix Pirson, nga InstitutitArkeologjik Gjerman, i tha gazetës turke Zaman. “Duke shqyrtuar mostrat gjeologjike të marra përmes metodës core-stërvitje, ne pranuam se hendeku mes të ishullit të tretë Arginus dhe masës kontinentale u mbush në të vërtetë me dhe dhe shkëmb, duke krijuar gadishullin ekzistuese.”

National Geographic njoftoi se ka faktorë të tjerë që sugjerojnë se gadishulli ishte një herë një ishull. Aty pranë, arkeologët zbuluan mbetjet e zhytura nga një port i lashtë nga periudha helenistike, dhe Kane ishte vendosur në një rrugë të madhe tregtare që kishte një , port të madh të sigurt që mundtë strhonte anijet nga stuhitë.

CATEGORIES

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close