Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Në vend të urimit: Idriz Seferi Kreshniku i Maleve

Kështu e quan,Dr.Fehmi Rexhepi,Idriz Seferin në një sesion shkencor të organizuar nga instituti i historisë,Prishtinë.I cili mes tjerash thotë”I kushtohet Idriz Seferit Kreshnikut të maleve shqiptare që tërë jetën e kaloi në luftë kundër pushtuesve osmanë dhe sllavë.

2015-28-11--20-28-11 idriz

Idriz Isuf Seferi u lind në fshatin Sefer në Karadak të Gjilanit më 1847 në një familje të njohur dhe me tradita patriotike.Familja e seferëve ishte ndër më me zë që shquhej për qendresë kundër pushtuesit turk në rrethinat e Gjilanit,Preshevës,Kumanovës dhe Shkupit.Mjedisi familjar dhe Malësia e Gjilanit ku u lind dhe u edukua Idrizi ishte çerdhe luftëtarësh të paepur,ku me krenari flitej për bëmat e të parëve dhe me mprehtësi gjykohej për ngjarjet e kohes,gjithnjë duke spikatur guximin,sakrificen dhe angazhimin në të mirë të çlirimit kombëtar.Kjo,padyshim,ndikoi në formimin e Idrizit si atdhetar e luftëtar i flaktë.Ai në gjiun familjar u edukua me atdhedashuri për vendin,për popullin dhe mishëroi me virtyte të larta personalitetin e tij kombëtar.-Dr.Fehmi Rexhepi.

Idriz Seferi ishte gjeneral i madh,udhëheqës dhe luftëtarë i pa epur e trim.Mu për këtë nami i tij prej strategu ushtarak kish arrirë edhe në hapësirat Europiane,sa që oficier të kohës së çerek shekullit 20 kishin marrë shembull doktrinën ushtarake të këtij strategu në promovimet e tyre akademike ushtarake.Idriz Seferi nuk kishte mentalitet krahinor dhe nuk barte me vete dhe në betejat e tij mentalitet bajraktarësh me pretendime të ngushta fisnore e krahine por ,ai mbështeste dhe luftonte për shqiptarinë në tërësi dhe shtetin që duhet ta krijonin në tërësinë etnike të tyre.Kështu si ishte i madh modest sepse kurr nuk deshi të imponohej në dritën skenave të kohës,porse vetëm bënte detyrën e tij prej gjenerali atdhetarë,pa ja nda derisa vdiq aty ku edhe dëshironte më së shumti në karadakun e tij më 17 mars 1927.Doktrina ëmblematike e këtij Kreshniku të madh ishte se, për të, të gjithë okupatorët e popullit dhe vendit të tij ishin edhe armiqtë e tij.Pa dallim.Dhe i luftoi që të gjithë.Ndoshta është ky një udhërrëfim edhe për gjeneratat e sotme se okupatori është vetëm okupator dhe armik.

Xhelil Arifi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close