Na jepni Albinin, tu japim ballist Morinën!

yll

 

Ylli Dylgjeri

 

A pranoni të bëjmë një shkëmbim baca Isa? Tu japim ballist Morinën e të na jepni Albinin. Si ju duket?
E meritoni Ju një ballist, e ne një Albin. Me çna dëgjojnë veshët këtej e andej, na bënte më shumë punë Ne në luftën ndaj korrupsionit një Albin. E ju bënte punë më shumë Ju atje për kufinjtë një ballist. Kjo është filozofia që na përshtatet sot më mirë.Edhe fansat kështu janë ndarë. Ballistë andej e Abinis-të këtej. Është më afër nesh kjo aferë. Janë karektere tipike për kohën që po jetojmë. Ne të luftojmë hajninë me Albin e Ju ti mbroni më mirë kufijtë me Ballist. Ju a japim megjithë harte ballistin tonë.I shkëmbejmë me ceremoni në Morinë. Jo se Ju, jeni më pak hajna andej kufirit, por e keni dhe një EULEX për roje. Ne akoma nuk na kanë ardh evropi për të na ndrequr këtu me “EULEX”.
Mendoje njëherë Isa. E ndaje shpejt sa nuk të janë shtuar më shumë hallet, se boll të menduar e të rënduar e ke hijen. Bisedoje njëherë edhe me Hashimin, se ai i mbulon mardhëniet me jashtë kufijve. Eshtë edhe më kompetent për pazaret: “më jep një qen me lesh , tu japim një akrobat” Hashimi.
Ti shpëtojmë djemtë nga burgu, e njëherësh shpëtojmë kufinjë dhe kombin e lodhur nga dhe hajnia e tradhtia.Tung.

 

https://www.facebook.com/ylli.dylgjeri

CATEGORIES

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close