Papunësia në Gjermani në nivelin ma të ulët që nga bashkimi ndërgjerman!

Papunësia në Gjermani në nivelin ma të ulët që nga bashkimi ndërgjerman!

Papunësia në Gjermani është tani në nivelin më të ulët që prej bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990, sipas Ministrisë gjermane të Punës, raporton AFP.

bams 1

Shkalla e papunësisë, e cila mat raportin e numrit të njerëzve pa punë në totalin e popullsisë në moshë pune, ra muajin e kaluar në 6.3 nga 6.4 për qind në muajin tetor.

Numri i të papunëve të regjistruar, sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht, ra për 13.000, duke tejkaluar pritjet e analistëve të cilët kishin parashikuar një rënie prej rreth 5,000 njerëzve, tha ministria.

Pa rregullim sezonale, numri i të papunëve ka rënë nga 16,000 dhe ishte në 2.63 milionë në nëntor, dhe shkalla e papunësisë ngeli e pandryshuar në gjashtë për qind.

Ekonomia gjermane në tremujorin e tretë u rrit 0.3 për qind, duke vazhduar trendin e rritjes solide në gjashtë muajt e parë të vitit 2015. Kërkesa e brendshme dhe shpenzimet qeveritare janë faktorë kyç për rritjen ekonomike, tha ministria

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close