Një monografi kushtuar njeriut me vizion të qartë të një kohe…

tefiku

Nga Tefik Selimi

Gjilan, 4 dhjetor

Siç dihet, veprat nuk shkruhen vetëm për dëshmorë, heronj, atdhetarë, poetë, dijetarë, mësues, politikanë e meritorë të tjerë, por ato (veprat) shkruhen edhe për figura të tjera, të cilët, në një mënyrë a tjetër, i kanë kontribuar atdheut e popullit të vet. A ka më bukur se të shkruash e ta nderosh me një vepër një figurë të madhe të arsimit tonë kombëtar?! Nuk ka! A e dini përse nuk ka? Sepse, arsimi është shtylla kryesore e atdheut. Siç dihet, nga arsimi kanë dalë shumë njerëz të ditur: poetë, tregtarë, intelektualë, dijetarë, politikaj, biznizmenë, mësues, doktorë shkencash, inxhinierë, pilotë, mjekë, pedagogë, kryetar shteti e shumë profesione të tjera. Pra, arsimi është shtylla e parë dhe më e rëndësishmja e vendi.

ismajl

Pa arsimim të popullit, nuk ka shtet të përparuar. Andaj, do të ishte mirë që këto figura të arsimit t’mos i harrojmë, por t’i përkujtojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra publicistike e dokumentare. Kësaj herë është fjala për një “personazh” tw veçantw tw arsimit, i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit dhe kulturës. Ky personazh, për të cilin është shkruar e përgaditur një monografi e tërë, padyshim është Ismajl Kadriu, një figura ë madhe e arsimit kombëtar shqiptar. Andaj, para do dite, Ibrahim Kadriu, shkrimtar nga Zhegra e Gjilanit, ka botuar monografinë e përgaditur me titull “Ismajl Kadriu – njeriu me vizione të qarta”. Është ky një dokumentar i përgaditur për personalitetin e njohur të anës së Malësisë së Karadakut, Ismajl Kadriut, nga Zhegra e Gjilanit. Është monografi e punuar me një qasje mjaft të bukur dokumentare e publicistike. Autori, I. Kadriu, duke njohur këtë figurë të madhe të arsimit shqip, ai nuk hezitoi dot të shkruajë veprën në fjalë, e cila rrumbullakëson jetën dhe veprimtarinë e arsimdashësit nga lindja e gjer në momentin e vdekjes, më 1988 në një aksident trafiku afër Gjilanit. Siç dihet, Ismajl Kadriu (1934) ishte nga fshati më i madh i Malësisë së Karadakut, Zhegër. Ky personalitet i një kohe ka kryer shkollimin fillor në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Prizren, e arsimin e lartë në Prishtinë. Pas këtyre viteve të shkollimit, ai ka kryer disa detyra të rëndësishme për kohën. Ishte mësues në Pidiç, Zhegër, Përlepnicë e mese të tjera. Mandej, ai punoi si udhëheqës në shkollën fillore në Zhegër, në Gjilan dhe në fund qe i kyqur në detyra të larta si inspektor i arsimit në Komunën e Gjilanit. Pastaj, emërohet sekretar i BVI-së për Kulturë i KK të Gjilanit. Këtu punoi si Sekretar i Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore në Gjilan.

Ishte drejtor i përgjithshëm i shkollave të mesme të Gjilanit dhe, në fund, punoi si drejtor i Shtëpisë së Kulturrës në Gjilan. Tërë kohën Ismajl Kadriu ishte në rrjedhat e kulturës dhe në vende kyqe të arsimit. Autori e ka përgaditur monografinë me dokumente të ndryshme të shkruara nga ish nxënës të personazhit të monografisë, nga shokët, familjarët e tij të gjerë, nga kolegët e punës dhe persona të tjerë, të cilët e kanë njohur këtë figurë të madhe të arsimit, Ismajl Kadriu, tash i ndjerë. Bie fjala, në përmbajtjen e monografisë janë përfshirë shkrimet e shumta të vetë autorit të veprës, mandej shkrime të ndonjë autori të ka shkruar më parë për këtë figurë të arsimit, siç është Ilaz Jashari, mësues dhe shkok i ngusht i Ismajl Kadriut. Mandej, veprën në fjalë e kanë plotësuar shkrimet e para nga autori i veprës: Miqësia e Idriz Seferit me gjyshin e Ismajl Kadriut; Shefqet Kaçaniku, ish mësues i Ismajl Kadriut; Dërgimi i Ismajlit në shërbimin ushtarak; Kryerja e studimeve nën presion e ndjekjeve dhe letrave; Paralelet e ndara për femra në fshatin Zhegër; Dom Lush Gjergji, me shkrimin e tij: Ismajl Kadriu ishte njeri që rrezatonte dhe frymëzonte rininë; A. Jerliu: Në nderim të profesorit; M. Halimi, I. Kadriu – pishtar i arsimit dhe veprimtar i çështjes kombëtare; dr.F. Shkodra: Arritje në saje të zemërgjerësisë dhe edukatës së trashëguar familjare; S. Kadriu: Njeriu me vizion të përkryer; I. Ahmeti: Njeriu me autoritet të lartë; S. Hoxha: Si shpëtuam nga një diferencim me pasoja; B. Haliti, profesor, Puna arsimore, edukative dhe atdhetare e I. Kadriut; S. Rrustemi, poet: I biri i haxhi Ramës, T. Selimi, ish nxënës dhe tani profesor: Isha nxënës i Ismajlit, i qortuar, por edhe i mbrojtur; V. Kadriu: Takimi me Shefqet Kaçanikun në Tiranë; I. Kadriu: Protagonist i romanit “Kroi i ilaçit”; Trungu familjar dhe tashëgimtarët e Ismajl Kadriut etj. Kjo monografi është e plotësuar edhe me foto të shumta familjare dhe pesonale me shokë të punës. Vepra në fjalë ka 173 faqe. Përurimi i monografisë do të jetë, më 19 dhjetor në Gjilan. Tefik

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close