..Dhe Gjakova e filloi

..Dhe Gjakova e filloi

Është mirë për një shoqëri kur ajo bëhet aktive dhe kërkon të drejtat e saja dhe e cila nuk mashtrohet nga erërat dhe premtimet politikaneske.Sepse politika shumë rrallë është e sinqertë me popujt përkatës të cilët o i kanë zhgjedhur ose u jan imponuar si të tillë disi.

gj4

Kështu që jo se duhet përkrahur protestat por ato në një mënyrë apo tjetër nuk duhet ndaluar kurrë.Përderisa edhe të padrejtat njerzore nuk ndalojnë asnjëherë.Kështu ka ndodhur gjithmonë nëpër historinë njerzore.Dhe vetëm protesta e detyron tjetrin të vë gishtin në kokë dhe të mendojë edhe për atë tjetrin.E ai tjetri shpesh nëpër histori në fillim ka qenë në pakicë,sepse jo të gjithë i kuptojnë dhe i shohin problemet shoqërore menjëherë.E ata që i vërejnë jan më të pakët,por të cilët marrin rol prijës dhe e shpiejnë një shoqëri përpara,nganjëhere edhe si me vështirësi por që në fund këmbëngultësia dhe e drejta fitojnë.

Dhe jo pak here na ka ndodhur edhe ne nëpër udhëtimet tona drejt republikës.Ka qenë një kohë kur njerëzit iknin nga tjetëri,se mos e shihnin ata të regjimit okupues dhe do i shkaktonin probleme!Por ishte një pakicë që organizoi ilegalen!Dhe po ashtu ishte një pakicë që filloi lavdinë UÇK.Kështu që mos u mashtroni në numrin e kësaj”pakice” që po tenton të mbajë gjallë ëndërrën e shkelur të atyre që dhanë jetën për një Kosovë të lirë.

gj3

Edhe Gjakova e filloi dhe i qoftë për të mbarë.Dhe le të mësohen të gjithë se duke protestu ne do të i ndihmojmë edhe atyre që po bëhen të shurdhër që ta dëgjojnë zërin e zgjimit nga gjumi i të qenit servil.

 

Xhelil Arifi

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close