29 të akuzuarit shqiptar nga përleshja e armatosur në Kumanovë:Jemi mbrojtur,policia na kishte sulmuar

29 luftëtar shqiptar,kryesisht nga Kosova të akuzuar për terrorizëm në Kumanovë,e të cilët po gjykohen nga gjykatë maqedonase në Shkup,kan deklaruar se nuk jan fajtorë dhe se jan mbrojtur nga policia e cila i kishte sulmuar.

img

Në atë përleshje të armatosur siq mbajmë mend,ishin vrarë 8 dhe të plagoosur 30 polic maqedonas.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk kan pranuar se kan kryer akt terrorist duke thënë se ata vetëm se jan mbrojtur nga sulmi policor.Edhe avokatët e tyre thonë se kanë dëshmi se policia ka pasur një urdhër për ti bastisur shtëpitë dhe kështu ata i kishin sulmuar të akuzuarit.Sipas mbrojtjes së të akuzuarëve, urdhër kërkimi në prova.

Për atë se grupa ka qenë e përcjellur e ka pohuar edhe zyrja e prokurorit.Sipas kësaj zyre ata u ndoqën me masa të posaçme hetimore edhe atë që nga koha e sulmit në karaullën e Goshinces.Kur grupi kishte e vjedhur një sasi të madhe armësh dhe pas incidentit në Kumanovë janë mbledhur gjurmë biologjike dhe jan bërë analiza krahasuese në bashkëpunim me autoritetet në Kosovë dhe përmes hetimit mjeko-ligjor kan konfirmuar se të njëjtit njerëz ishin në të dy vendet ku ka pasur të shtëna në polic.

Avokatët thonë se hetimi ka mbaruar dhe kërkojnë që rasti ti përcillet prokurores speciale Katica Janeva.Ata gjithashtu thonë se të akuzuarit nuk mund të flasin sepse policia i ka rrahur dhe se nuk u është ofruar ndihmë mjeksore.Gjithashtu ,policët maqedonas nuk janë ndëgjuar të cilët është dashur të tregojn se me cilin qëllim,kur dhe për çka policija ka bastisë lagjen shqiptare në Kumanovë.

Gjyqi ka ndëgjuar argumentet e mbrojtjes dhe do vendosë nëse duhet pranuar akuzën ose ta kthej në rishikim.Afati për këtë është 8 ditë.
OSBE është duke monitoruar gjykimin si dhe një makinë e ambasadës amerikane është parkuar para ndërtesës së gjykatës për krim të organizuar për tu informuar në lidhje me rrjedhën e gjykimit.

Përndryshe ,për secilin të akuzuar me kërkesë të organeve hetuese ,përveq policëve të gjykatores jan angazhuar edhe nga tre policë tjerë,pjestar të MUP maqedon të veshur civil,të cilët i përcjellin të pandehurit edhe deri në toalet.Kurse përreth gjykatës gjithë ditën patrullon polici e armatosur rëndë.

polic
As ambasadorit kosovar dhe as familjarëve nuk u është lejuar të marrin pjesë në gjykim.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close