Pse u dogj bunkeri në Tiranë?Çka simbolizon ai?

Sala prap po ndezë flakë nëpër Shqipëri.Ai nuk e ka të parën herë.Ai bëri edhe thirrje para ca ditësh që të ndodhë mu kjo çfare po ndodhë sot në Tiranë.

bunkeri

Pse është kjo koha kur Sala po e bënë këtë!?A thua mos ka një lidhje kjo edhe me ngjarjet e hidhura në Kosovë ku po burgosen luftëtarët e shqipërisë etnike?Persona shumë të rëndësishëm të kulturës ,politikës,e nga jeta publike e denoncuan me forcë burgosjene deputetëve të kuvendit të Kosovës.E kur dihet se shumë nga ta ishin ose janë të afërt në pikëpamje politike me socialistët si dhe ato reagimet e pa matura të kryeministrit kosovar kundrejt këtyre reagimeve të lë të dyshosh se takimi që kish ky i fundit s’bashku me bashkëpartiakun e tij me Salën dhe Bashën në Tiranë jan mu uji në mullirin e dyshimeve tona.Dyshimet e ngritura ndaj Saliut për sabotimin e luftës së UÇK-së ,bashkëpunimin me organet e atëhershme Jugosllave dhe shitjen e naftës midis sankcioneve,si dhe bashkëjetesa me një mbesë “serbe” ,pastaj ajo e ngritur ndaj Lulit se gjatë shërbimit të tij në misionet ndërkombëtare kish mbledhë ndihmu në mbledhjen e të dhënave që do shërbenin për ngritjen e akuzave kundër UÇK,edhe kur kësaj i shton këtë anën tonë të ngritjes së dyshimeve se Kryeministri i tashëm kosovar ka shërbye në organet qeveritare Jugosllave të asaj kohe kur mbi shqiptar bëhej torturë e paparë,të gjtha këto kur futen në një ekuacion nxjerrin një rezultat që është i barabartë me mundësinë e asaj që dikush po pretendon se është duke ndodhë.Gjegjësisht se fronti pro jogosllavo-nostalgjik po mundohet ta kthej gjendjen në favor të pretendimeve sllave!??Pse ka këso pretendimesh dhe askush nuk u jep spjegimin??!!

Enver Hoxha krijoi një shtet të cilin nuk mundi ta shkelë as ta prek asnjë agresor nga jasht pa marrë parasyshë nga cila anë vinte.Dhe ai shtet ashtu çfarë ishte u shërbeu të tjerëve që shpresat dhe ëndërrat e tyre ti varin për të.Të godasësh në elemente të cilat rrëfejnë në pathyeshmërinë e shqipërisë është e njëja gjë sikur thua shqiptarëve s’ka çfarë ju duhet shteti i fortë,pa marrë parasyshë çfarë është ai.Ata ,shqiptarët duhet ta kenë një shtet servil,ku fqinjët shovinistë lmund të adrojnë pa brekë dhe sa herë tu teket të bëjnë masakra dhe dhunime mbi shqiptarë.Sepse këtë gjë kan bërë gjithmonë gjatë historisë sonë kur kishim shtete sipas qejfeve të komshinjëve dhe servilëve të tyre nga ana jonë.

A mos i redhi koha të sabotohet Shqipëria dhe kauza shqiptare për bashkim,në të cilën po marrin pjesë edhe njerëz të cilët me dije apo pa dije po i kontribojnë kësaj?!!Le të na e tregojnë të kundërten.E ajo bëhet kur ata që kan pushtetin dhe ata që se kan, ulen dhe vëllazërisht i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe gjejnë zgjidhjen për këtë komb që akoma po vuan.
Ky shkrim nuk pretendon për të akuzua askënd vetëm se ndihmon që dyshimet që nxjerren në opinion përmes mediumeve të ndryshme të përmbysen nëse nuk jan të vërteta sepse ne ,nga to marrim informatat dhe nga to nxjerrim gjykimet tona.Kështu që kush është i interesuar ti shuaj ato e ka të lehtë me veprimet e tij/tyre duke afruar kooperim e jo kokëfortësi.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close