Ndrrimi i kotë i mbishkrimit të një shkolle

Ndrrimi i kotë i mbishkrimit të një shkolle

Në oborrin e një shkolle njeriu sheh veprimin e ca punëtorëve të cilët po çmontonin pllakën e vjetër me mbishkrimin e shkollës,dhe për një moment i shkon mendja se më në fund kjo udhëheqje komunale është mbushur mend dhe po bënë gjënë e duhur!

sh2

Por jo!Në të vërtetë po bëheshin punime për zavendësimin e mbishkrimeve të vjetra me të reja.Dmth.Pllakat e vjetruara me të reja.E që ish vendosur nga komuna për tu ndërruar në të gjitha shkollat e Gjilanit.Dhe kjo në rregull.Por

sh1

Lëre se sfondi/vendi ku do dotë vendoseshin mbishkrimet e reja është katastrofë,e ndotur dhe e shkatërruar dhe kur e krahason mbishkrimin e ri me një sfond pis e të shkatërruar nuk të lë logjika e shëndoshë pa e menduar se këto punë bëhen sa për sy e faqe.
Dhe ti kthehemi asaj se si do të mund ti gëzoheshim ndrrimit të mbishkrimeve,e posaqërisht ndrrimit të mbishkrimit të shkollës fillore “Abaz Ajeti”.Ajo edhe pas kontestimit dhe protestave të familjarëve të dëshmoorit Skifter Arifi si dhe të tërë lagjes e edhe ma gjerë, ende mban emërin e një njeriu hero të një epoke kur shqiptarët kan qenë të okupuar nga shteti nga i cili ky njeri ish shpallur hero dhe kjo shkollë kish marrë emërin e tij.
por jo kot dhe askush,në fakt dikush po por ne nuk e dimë se për çfarë arsye ky pushtet komunal nuk po merr kurajo e të ia ndrroj emërin kësaj shkolle nga një hero i shtetit që ka shkel mbi ne në të një heroi që ka dhënë gjithçka për të na çliruar.
për më shumë në lidhje me kontestimin dhe reagimin e familjarëve mund ta gjeni këtu:
http://2lonline.com/category/infoplus/article-page.php?id=13595

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close