Strategic Forecasting, Inc:Bota në 10 vitet e ardhshëme,Rusia do të shpërbëhet,dhe do ti kemi katër Europa

Kompania ndërkombëtare e inteligjencës “Strategic Forecasting, Inc ” ka publikuar një raport të ri në të cilin kan vënë përpara një numër prej më shumë parashikimesh interesante në lidhje me mënyrën se si bota mund të duket në 10 vjetët e ardhëshëm.

decade_forecast

Sipas tyre, Rusia do të shpërbëhet. Në fakt, shteti do të shpërbëhet në një gamë të gjerë të rajonesh të vogëla, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara do të jenë përgjegjës për sigurinë e bombave bërthamore ruse.

Gjermania do të vuajë për shkak të krizës evropiane, dhe në sajë të zhvillimeve të tilla Polonia do të rritet dhe do të bëhet një nga udhëheqësit evropianë.

Do të ketë katër Europa: Skandinavia(e cila do të bashkohet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën); Europa e Mesdheut – i cili do të përbëhet nga Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia; Europa Perëndimore – i cili do të përbëhet nga Gjermania, Republika Çeke dhe Austria, dhe Europa në lindje, në të cilën llogariten Hungaria, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Polonia, Ukraina, Bjellorusia, Lituania, Letonia dhe Estonia.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë aleatë të ngushtë, përshkak se turqëve do tu nevoitet ndihmë për ti mbajtur rusët në një distancë të sigurt.

Do të kemi 16 mini-Kina, dhe do të ngadalësojë rritja e tyre ekonomike. Prodhimi do të migrojë në vende si Meksika dhe Etiopia, sipas Business Insider.

Japonia do të bëhet fuqia kryesore detare në Azi, edhe pse Kina do të përpiqet për të kontrolluar turnet nga të cilat varet Japonia. Japonezët do të duhet të mbështetën në veten dhe progresin e vet, sidomos pasi SHBA refuzojnë për t’i ndihmuar ata.

Amerikanët në fakt ,gjithnjë e më pak të ndërhyjnë në çështjet dhe lidhjet ndërkombëtare në anën tjetër të botës, për kënaqësinë e shumë të tjerëve.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close