Western Illinois University :Ky do të jetë kryetari i ardhëshëm amerikan!

Dëshironi dhe jeni shumë kurreshtarë ta dini se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara?Epo këtë nuk mund ta dini as ju e askush para ditës kur amerikanët do të votojnë në zgjedhjet e 2016.Por ka një universitet i cili ka një rekord të përsosur kur është fjala për të parashikuar rezultatet presidenciale.

bernie

Western Illinois University (Wiu) ka prognozu saktë çdo president që nga viti 1975, kështu qëedhe kësaj here ky universitet do na jap një ide në lidhje me garën e vitit të ardhshëm. Sipas zgjedhjes surrogat të universitetit, presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara do të jetë Senatori i Vermontit Bernie Sanders, i cili është duke garuar si një demokrat për zgjedhjet e vitit 2016. Universiteti parashikoi gjithashtu se ish Gov i Marylandit Martin O’Malley do të jetë nënkryetar i Sanders ‘.

Pra, si u bë që universiteti të arrijë përfundimin në lidhje me Sanders? Ndërsa kundërshtar i tij kryesor në fushatën Demokratike, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, është duke udhëhequr në shumë sondazhe, Sanders ka arritur të rrisë mbështetjen e donatorëve të vegjël me një ritëm të paparë. Senatori ka përkrahësit nga një shumëllojshmëri e demografisë, shpjegon Liberal America, e cila e bën atë një kandidat shumë të zgjedhshëm. Dhe një sondazh i fundit Quinnipiac ka gjetur se Sanders është duke u votuar më mirë se të gjithë nga lista e kandidatëve presidencialë GOP-së 2016, duke përfshirë edhe Donald Trump.

Në zgjedhjet presidenciale surrogat të Wiu së, Sanders mblodhi më shumë se 400 vota të Kolegjit Zgjedhor. Një tiketëe propozuar Jeb Bush / Marco Rubio, ndërkohë, fitoi vetëm 114 vota të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet surrogat. Sa për votën popullore në zgjedhjet e Wiu së, Sanders mundi Klinton në 22 nga 26 shtetet kryesore atje.

Mijëra studentë në universitet simuluan procesin zgjedhor, duke përfshirë grupet paraprake shtetërore nga Iowa ,konventat emërtuese, dhe votën e Kolegjit Zgjedhor, nga 20 tetor deri në 2 nëntor, me qëllim të përcaktimit të rezultateve.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close