Apo lirohen kriminelët që vranë dhe moren pjesë në vrasjen e Enver Zymberit dalngadalë po lirohen në mënyrë të heshtur!!

Rezultat i krijimit të gjykatave,mbi gjykata dhe procedurave sa për sy e faqe për kinse përndjekjen e kriminelëve të cilët vranë Enver Zymberin,është edhe kjo farsë juridike.
dhe kriminelët dita ditës po lirohen!!

eulexx

Trupi gjykues i EULEX-it në veri të Mitrovicës ka liruar sot nga përndjekja Sllobodan Nikic nga Zubin Potoku për shumë vepra penale dhe tentim vrasjen e pjesëtarëve të njësisë speciale ROSU, dhe vrasjen e Enver Zymberit, dhe u dënua vetëm me një dënim me kusht prej Radomir Kasaloviç.

Gjykata burgimin prej gjashtë muajve, e ka pezulluar duke e dënuar Radomir Kasaloviç me me dy vjet burg mekusht , sepse dëshmitari Fatmir Uka, edhe psse oficeri i SHPK-së, e ka njohur dhe tha se ai e pa atë në vendin e ngjarjes.

Sipas avokatit të Sovrlićit Dobrica Lazic procedura kundër klientit të tij ,kinse u drejtua në mënyrë të paligjshme dhe ai u lirua për mungesë provash.

” Që nga fillimi për rastin nuk kishte prova, prokurori vazhdoi dhe mbeti deri në fund në aktakuzë, por gjykimi me dëgjimin e dëshmitarëve, veçanërisht dëshmitarët identitetet e të cilëve nuk janë të njohur, kan vërtetuar se të gjitha akuzat janë të rreme” i tha Lazic agjencisë së lajmeve Beta .

Në prill 2015, për vrasjen e Enver Zymberit, janë liruar dhe Radovan Radiç, Milovan Vlashkoviq nga Zubin Potoku.
Zymberi u vra më 26 korrik, 2011, gjatë një përpjekje të njësitit ROSU të SHPK-së për të marrë kontrollin në vendkalimin kufitar Bërnjak në Zubin Potok në rrugën Mitrovicë – Ribariç.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close