Kadri Rashiti – ishte veteran i dalluar i arsimit shqip…

tefiku

Nga Tefik Selimi

Gjilan,11 dhjetor

Sa herë e kemi takuar Kadri Rashitin, arsimtar dhe veteran i arsimit, nuk e patëm lehtë të kalojmë pa u vonuar me orë të tëra duke biseduar për çështjen e arsimit, në përgjithësi.

12355295_750462295060081_1862262253_n

Ai na ishte një njeri që dintë e fliste shumë për kohën që e ka jetuar nëpër dyer të shkollave si arsimtar me ditar në dorë. Më tepër ai fliste për ngjarje të një kohe të kaluar. Rrëfimet e tij ishin pjesëza të historisë sonë të dhimbshme, por edhe krenare. Ai rrëfente për masakrën e Gjilanit, për ngjarjet tragjike të Isevukajve, ku janë përvluar mbi 60 vetë nga bandat serbe. Fliste edhe për qytetin e Gjilanit si qendër e vogël zejtarësh e tregtarësh në këtë anë të Anamoravës.

Por, ky njeri, sot na mungon. Rrëfimet e tij mbetën vetëm rrëfime kohe. Na mungon dhe, mungesa e tij po ndihet jo vetëm në familje, por edhe tek shokët dhe miqtë e tij të shumtë në fshatin e lindjes, Lashticë, Gjilan e mese të tjera të anës së Karadakut jetik të Idriz Seferit. Sot, djali i tij, Ruzhdi Rashiti, flet me pitet për prindin e tij që qe shumë punëtor. Ai thotë se s’ka njeri që nuk e flet një fjalë të mirë për prindin e tij. Ai punoi në arsim, por punën punë e ka bërë edhe në shtëpi e kudo tjetër. Ai punoi dhe nuk ndjeu lodhje asnjëherë. Thoshte, njeriu kur punon, edhe trupi e mendja i “pushon”.

Kadri Rashiti, hobi të parë e ka pasur leximin e veprave të ndryshme. Ai, leximin e ka pasur pasion. Lexonte dhe, ato lexime e shfeltime i përcillte tek të rinjtë shkollarë. Ishte pjesë e rinisë përparimtare të asaj kohe. Por, ai një pjesë të jetës e kaloi duke punuar në kopsht, në ara etj. Por, ishte edhe adhurues i udhëtimit të largta nëpër male me gjelbrim e ajrpasër. Ai gjente kohë të shetis me të afërmit e tij të ngjitej lartësive të maleve, ku e ndjente vetën të fortë dhe “pushtues” të ambienti plot freski. “Unë po mendoj se, babi im, jo vetëm se ka qenë babi im, por ai ka qenë babë i vëllaut, i motrës, ka qenë babë i djemëve të axhës, axhallarëve e familjarëve e i mëhallës. Ka qenë njëri që ka edukuar të tjerët duke folur fjalë të mira. Ishte nga veteranët më të vjetër të arsimit shqip në komunën e Gjilanit.

Ishte i tëri arsimdashës dhe njeri me plot kuptimin e fjalës. Ruzhi Rashiti thotë se, prindi im është i lindur më 1 janar të vitit 1929 në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit. Kjo datëlindje nuk është edhe aq e saktë. Me sa di unë, ai ka jetuar afër 90 vjet. Sidoqoftë, ai mësimet e para fetare i mori babai Mulla Ali Rashiti. Më vonë regjistrohet në Medrese në Gjilan, ku mbaron medresën në vitin 1946. Në këtë medrese, Kadri Rashiti ka mësuar alfabetin e gjuhës shqipe nga Mulla Shabani e nga Mulla Selmani i Livoçit.

Siç dihet, pasi i përfundon mësimet shqip, shkrim e lexim, ai regjistrohet në kurse të atëhershme për agronom. Pra, punësohet në Kooperativën Bujqësore në Pasjan. Në vitin 1950 mbaron shkollimin në agronomi bujqësore në Beograd. Pas këtij shkollimi, caktohet si themelues i Kooperativës Bujqësore në Gjakovë, Therandë, Malishevë, Prizren dhe në shumë vende të Dugagjinit. Po ashtu, edhe gjatë kësaj kohe punoi edhe si mësimdhënës në shumë fshatra të këtyre meseve për zhdukjen e analfabetizmit. Kjo kohë ishte me mësimin e kurseve të natës në Has, Beleg, Rugovë etj. Punoi edhe si drejtor i Kooperativës Bujqësore “Rugova” në Rugovë që nga viti 1965 deri më 1970.

Kadri Rashiti ka mbaruar edhe shkollën Normale në Gjakovë, pastaj ka kryer shkollën e lartë dega Histori-Gjeografi. Që nga viti 1970, ate e shohim të punësuar në Muçibabë si mësues. Ka punuar në shkollat” Velekincë, Pasjan etj. Më vonë ka mbaruar edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Kohës së fundit ka punuar në Shkollën fillore “Esad Berisha” në Llashticë, kur edhe pensionohet në vitin 1995.

Lufta e fundit 1999 e zë të ndarë nga familja nga viti 1999 deri më 2002. Ka qenë si refugjat në Suedi dhe në vitin 2002 iu është bashkangjitur familjes në Francë. Nga viti 2002, kohën më të madhe e ka kaluar në Gjilan dhe Llashticë. Ai, më 20 nëntor të këtij viti (2015), ndërroi jetë në Gjilan. Ishte e mbeti shembull i dalluar arsimtarit shqip.

 

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close