Plaku 76 vjeçar nga protesta e sotme në Gjilan i cili brengoset për të ardhmen e Kosovës me lot në sy

Protsta e sotme kundër formimit të asosiacionit të komunave serbe në Kosovë nuk ishte ndonjë tubim protestues i cili ishte thirrë për të shfaqur pakënaqësi sa për sy e faqe,ose sa për të larë një obligim politik,por për të ngritur vetëdijen dhe senzibilizimin e njeriut tonë kundrejt një të keqeje që po qese realizohet do i sillte problemi këtij shteti të ri ndër gjenerata që po vijnë.
Dhe mu për këtë gjeneratat e tanishme e sidomos ata më të vjetrit të cilët i kanë përjetuar të bëmat represive të okupatorit sllav mbi supet e tyre,ndjejnë dhimbje dhe shqetësimi nga ndjenja dhe frika se atyre nga gjeneratat që po vijnë po ua lënë të keqen që përjetuan në vitet që lam prap.

-I tillë ishte edhe xha Aliu.Ai i radhitur në rreshtat e parë të protestuesëve shpërtheu në lot teksa dëgjonte fjalimet e folsëve eminent politik të cilët i drejtoheshin masës dhe i paralajmronin për mundësinë e një ballafaqimi edhe në të ardhmen me ish okupatorin.

Ky plak 76 vjeçarë nga Gjilani që fshinte lotët dhe mezi mbante vajin teksa mundohej të më fliste,mezi nxori fjalët dhe më tha”Çka ta ban i joti s’ta ban kërkush,as i huji”dhe vazhdon “e more djal ne jemi familje shumë e vjetër këtu në qytet.Diku që nga vitet e fillimit të 1800 -ve.Dhe i erdhi puna në kohë lufte,asaj të fundit në Kosovë,na erdhen paraushtatrakët serb dhe na nxorren me dhunë nga shtëpia jonë dhe na than ikni zhdukuni prej këtu.Ne ikëm në tytat e pushkëve dhe mendonim të iknim në Turqi.Por nuk arritëm më larg se në Maqedoni nga ku ukthyem prap në vendin tonë të shenjtë.Dhe kur i kujtoj krejt këto dhe të tjera edhe kur e shoh se ku jemi katandisur përsëri,e si mos të qash e të të plas zemra,bre..”dhe vazhdon me vajin e tij që s’ndalon dot!

plaku3

Zemra e thyer dhe brenga për të ardhmen e vendit amë shqetson shpirtin e secilit që ndjenë dashuri për vendin e tij!

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close