Edhe Merkel dëshiron ta ulë në mënyrë dërrastike,ardhjen e refugjatëve në Gjermani

Karlsruhe, Gjermani (Reuters) – Kancelarja Angela Merkel tha të dielën se donte “rënie drastike” të numrit të refugjatëve që vijnë në Gjermani, duke sinjalizuar një kompromis ndaj kritikëve të politikës së saj të dyerve të hapura nga brenda konservatorëve të saj në prag të një kongresi të partisë.

merkell

Merkel i ka rezistuar presionit nga aleatët brenda Unionit Kristian Demokrat (CDU) për të vënë një limit në numrin e refugjatëve që hyjnë në Gjermani, i cili pritet të arrij top 1 milionshin këtë vit.

“Në të njëjtën kohë ne kemi marrë në bord shqetësimet e njerëzve, të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen, dhe kjo do të thotë që ne duam që të reduktojmë, ne duam që të ulet në mënyrë drastike numri i njerëzve që vijnë tek ne,” tha Merkel për kanalin ARD.

Merkel, popullariteti i së cilës ka rënë si pasojë e trajtimit të saj të krizës së refugjatëve, tha se fjala “kufi” nuk funksionoi në rezolutën kryesor të CDU-së e cila do të debatohet në kongresin dy-ditore të partisë duke filluar të hënën në qytetin jugor të Karlsruhe.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close