Lutfi Haziri shetitë botën,përderisa gjilanasit jetojnë me probleme të shumëta që presin tua zgjidhë komuna e udhëhequr nga ai!!

Gjilani ka shumë ,shumë probleme ,infrastrukturore e edhe të tjera që nuk po i numërojm tani.
Hajde të nisemi nga vetja,se kështu thonë popullorçe “s’pari nisu nga vetja”aty ku ne(unë) banojmë është më shumë se keq me banue.Jo pse ne  kemi ndërtue shtëpi të këqia apo nuk kemi fare apo banojmë në tenda pa kushte,por përkundrazi ne u kemi dalë zot shumë mirë shtëpive dhe oborreve tona,por ajo hiseja që takon pushtetit e në këtë rast pushtetit komunal është mos të themi totalisht katastrofë.Dhe nuk është shumë larg nga qendra,pesë minuta këmbë hiq ma shumë.Në këtë pjesë edhe ato pak të arrira infrastrukturore,nëse ka të tilla janë arrirë vetëm falë insistimit dhe punës së banorëve që banojnë në atë rrugë-“Rr e Kumanovës” se përndryshe mos të qitë zoti me i ra anej pari e sidomos kur bie shi.

 

Po e lëmë me kaq se po ia filluam të i numërojmë problemet nuk na del më pak se do të na duhej të bëjmë fejton në shumë vazhdime.Dhe të gjitha këto i di edhe udhëheqja komunale e edhe kreu i saj Lutfi Haziri.Por si duket atij më shumë i pëlqyeka të shetis botën se sa të merret me hallet e banorëve të qytetit të tij,e të cilëve u ka dhënë shumë premtime elektorale.ku p.sh. ukish premtuar se do ua hiqte lloqin nga pragjet e dyerve të tyre.Ka raste kur hallegjinj kan kërkuar të takohen me të e të cilëve nga stafi i tij u është thënë se nuk mnd ta takoni,ose nuk mundet ai të takohet me ju sepse është,ose ka për të shkua në një vizitë jashtë vendit.Ok ka edhe raste kur një kryetari komune i bie me shkue jashtë për ndonjë vizitë ta zëmë një qyteti që ka binjakëzua qytetin tonë ose për ndonjë arsye tjetër,por gjith kohës së mandatit të tijë ndëgjon e lexon se Luta shkoi në filan vendin për takim zyrtar e jo zyrtar për me u taku me filan filanin,e qe besa edhe në vizita që fare nuk jan njoftuar zi zyrtare,por kanë qenë private.

Po çfarë i duhet një kryetari komune të bëjë vizita jashtë shteti të tilla thuajse ai është ministër i punëve të jashtme e jo Hashim Thaçi?!!Po a nuk është ai në një mardhënie pune që ka lidhë në kontratë me elektoratin e të cilit do duhej të i ipte llogari se a ua hoqi lloqin nga rrugët dhe pragjet e shtëpive,se a kanë ujë të mjaftueshëm,shërbime komunale,e mjeksore të mira e pa korrupsion??Dhe jo të shkojë nëpër botë e të ia rregulloj punët shtetit të Kosovës me botën??

lutttta në Kanada
Po nëse qenka në mardhënie pune,atëhere sa here ti teket atij,ai ka mundësi me e marrë të lirë dhe me shkue ku të dojë ai.Dhe kur e kërkojnë njerëzit që e kanë votue me iu shërbye atyre nuk e gjejnë në zyren e tij!!A nuk është ky abuzim me orarin e punës për të cilën paguhet ai?Apo nuk i llogaritet atij kjo e në fund e merr rogën mu sikur të kishte qenë rregullisht në punën e tij?!!Po a ka pyetur ndokush se me para të kujt ky njeri pushteti i bënë të gjitha këto udhëtime e ato darka e dreka e qëndrime e fjetje që i bënë.Po kjo e fundit në Kanada për çfarë ishte?Për pikë qefi a për muhabet a për kënaqësi a për çka.Kush e qoi atje kush ia pagoi përse shkoi??
Pse nuk e kuptoni se si fytyra publike që jeni dhe si të zgjedhur politik ju ia keni detyrim me ju dhënë shpjegim qytetarëve për veprimet tuaja publike e sidomos për atë që kur ju i duheni dikujt e ju nuk jeni aty në vendin e punës për të cilin edhe paguheni mu prej atij dhe kontributit tatimor të atij që ju kërkon të jeni për atë aty!!

 

Xhelil Arifi /proinformacion.com

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close