Kush pyet për vendimin e organeve kompetente në Gjilan që të mos shiten dhe të mos përdoren mjetet piroteknike para datës 26 !

Në Gjilan është mbajtur sot një takim, në të cilin ka marrë pjesë drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, toger Feriz Abazi nga Policia e Kosovës si dhe inspektorët përkatës të Komunës.

pirotek

Nga ky takim ka dalë apeli tek qytetarët për mospërdorimin e substancave piroteknike apo fishekzjarrëve nga fëmijët, por edhe nga të tjerët nëpër rrugët e qytetit ku rrezikohet siguria e qytetarëve.

Ndërsa, shitësve të mjeteve piroteknike u bëhet apel që të mos u shesin fëmijëve pa prind dhe se shitja e tyre të bëhet me leje nga Drejtoria e Shërbimeve Publike nga data 26.12.2015 deri më 31.12.2015, në të kundërtën do të ndërmerren masa konform ligjit.

Dhe shumë bukur se në të vërtetë është shqetësuese përdorimi i tyre vend e pa vend si dhe nga fëmijë shumë të vegjël të cilët edhe mund të lëndohen.Të shohim nëse këto rekomandime do të rrespektohen.Por nga ajo që pashë sot si dhe nga përvoja e viteve të mëparme vështirë se do të ndodhë!

Tre të rinj ,mendoj nxënës të shkollës së mesme shkonin parkut të qytetit përpjetë dhe kohë pas kohe lëshonin nga një petardë e cila kur pëlciste detononte kaq shumë sa thoje se pëlciste ndonjë granatë dhe jo një petardë.Kjo ndodhëte sepse këta të rinj ishin kreativ sepse petardat e tyre nuk i lëshonin për të pëlcitur në tokë por në shportat e mbeturinave për ta rritur fuqinë detonuese të tyre.Shihej kur ato pëlcisnin se si nxjerrnin përjashta mbeturint që gjendeshin në kantën e bërllogut.E edhe njerëzit që ishin kalimthi reagonin,por disi si me ndrojtje dhe flisnin vet me vete dhe bënin qudinë se si bënin ata këtë gjë.Vetëm se asnjë reagim ose intervenim i atyre që janë të thirrur ta bëjnë këtë,nuk kishte.As një polic e as një reagim edhe pse kishte të tillë nga kalimtarët që kërcenin përpjetë nga tronditja e momentit që u shkaktonte detonimi shumë i fortë.Edhe atë mu në mes qytetit.në fakt në pikë të qendres!!

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close