Krijuesit nga Gjilani dhuruan 150 vepra bibliotekës së Shkollës fillore “Afërdita” të Kishnapolës…

Gjilan, 17 dhjetorGjilan, 17 dhjetor
Buzë rrugës Gjilan-Prishtinë, në kilometrin e 20-të, në të majtë, ngre shtat Shkolla fillore “Afërdita” e Kishnapolës, komuna e Gjilanit. Një objekt i ri shkollor, i cili, edhe nga jashtë, por edhe nga brenda, ishte bërë një “nuse” e re e dijes. Këtu thanë se punohet dhe ka rregull pune e jete. Pse jo? Aty punojnë 25 arsimtarë të vyer me 150 shkollarë.
Fillimisht, Nijazi Ibrahimi, drejtor shkolle tha, se kjo shkollë ka traditë pune. “Pas një pune të gjatë në objektin e vjetër shkollor, e ndërtuam objektin e ri shkollor në vitin 2014. Ky objekt shkollor, ku jemi sot, po shkëlqen. Po na jep kurajo dhe vullnet për punë. Ky është një objekt me të gjitha lokalet përcjellëse për mësim normal. Më parë këtu është punuar në një shkollë barakë, ku nuk i ka plotësuar fare kushte për proces normal mësimor. Por, me ndihmën e nga një grandi prej 4 milion eurosh, shkolla po rrezaton dhe po jep fryte për gjeneratat e reja të kësaj ane.
Por, siç dihet edhe Qeveria e Kosovës ka investuar me 2 milion euro, ndërsa, komuna është pjesëmarrëse me 30% të mjeteve. Sidoqoftë, tash për tash, këtu ka kushte për punë e për rezultate të pritura. Ajo që po na brengos më së shumti është fakti se, në vitin 1970, në këtë shkollë fshati kanë vijuar mësimet mbi 600 shkollarë, ndërsa tash janë 150 shkollarë. Kjo është për brengosje. Tash për tash i kemi dy paralele të ndara të shkollës qendër. Mandej, kemi 6 punëtorë ndihmës me kuadrin e plotë dhe të kualifikuar. Kjo ishte një biografi e shkollës fillore “Afërdita” të Kishnapolës”.

Nje pamje nga nje ore letrare ne shk. fill. te Kishnapoles
Ai shtoi edhe këtë se, vizita e një grupi të letrarëve nga Gjilani e nderoi këtë shkollë dhe kolektivin në fjalë. “Ju sot, shkollën dhe neve si drejtori, na keni gëzuar pa masë. Ne jemi të kënaqur që keni gjetur kohë të vini këtu për një orë letrare, e cila shënon vizitën dhe orën e parë letrare me disa krijues letrarë nga Gjilani. Ky është një shembull se si organizohet bashkëpunimi me krijuesit letrarë dhe shkollën. Sot, për ne, kjo ditë është e veçantë dhe shumë e rëndësishme, për faktin se, kemi krijuar ambient jo vetëm për proces mësimor, por edhe për aktivitete të lira shkollore”, tha drejtori, N. Ibrahimi. Në këtë orë letrare, punimet e tyre i lexuan këta artdashës gjilanas: Demir Behluli, Hysen Këqiku, Tefik Selimi, Shefik Shkodra, Abina Idrizi e Demir Krasniqi etj. Në këtë orë letrare lexuan edhe shkollarët e rinj e disa arsimtarë të shkollës në fjalë. Me këtë rast, letrarët gjilanas, bibliotekës së shkollës në fjalë i dhuruan 150 vepra letrare.
Demir Behluli, piktor nga Gjilani tha se, na kemi besuar me këtë pritje fort të këndshme që na i keni bërë. “Unë ju solla disa libra nga opusi im krijues letrar, po ashtu edhe nga fusha e artit pamor. Këtu solla edhe një katalog të punimevee nga arti figurativ, të cilat punime apo vepra shprehin 60-vjet të punës sime në fushën e artit figurativ. Prej sotit, si udhëheqës të këti grupi të letrarëve do të jetë Hysen Këqiku, i cili, edhe në këtë moshë, ai gjen kohë dhe din të organizojë këto orë të këndshme letrare për ju e për ne”.
Ndërsa, Hysen Këqikut, shkrimar tha se, kjo pritje na befasoi dhe jemi të kënaqur me këtë punë të këtij kolekviti të kësaj shkolle. “Këtu po shoh shkollarë të mirë, kolektiv të mirë, por edhe me shkollë të re dhe të bukur. Erdhëm dhe na nderuat me bukë e kripë e zemër. Kjo po na pëlqen dhe nuk do t’ju harrojmë, sikur që nuk ju harruma të jemi këtu edhe sot në këtë orë letrare. Ju falemnderit për gjithça që keni bërë për ne!” Pastaj, Demir Krasniqi, këngëtar dhe publicist, recitoi një poezi dhe këndoi këngën popullore “Xhamadani vija, vija, Rroftë Kosoova, rroftë Shqipëria”. Të shtojmë edhe këtë se, shkollarët që lexuan punimet e tyre letrare, u shpërblyen me nga disa libra të dhuruara nga letrarët gjilanas.Tefik SelimiGjilan, 17 dhjetor
Buzë rrugës Gjilan-Prishtinë, në kilometrin e 20-të, në të majtë, ngre shtat Shkolla fillore “Afërdita” e Kishnapolës, komuna e Gjilanit. Një objekt i ri shkollor, i cili, edhe nga jashtë, por edhe nga brenda, ishte bërë një “nuse” e re e dijes. Këtu thanë se punohet dhe ka rregull pune e jete. Pse jo? Aty punojnë 25 arsimtarë të vyer me 150 shkollarë.
Fillimisht, Nijazi Ibrahimi, drejtor shkolle tha, se kjo shkollë ka traditë pune. “Pas një pune të gjatë në objektin e vjetër shkollor, e ndërtuam objektin e ri shkollor në vitin 2014. Ky objekt shkollor, ku jemi sot, po shkëlqen. Po na jep kurajo dhe vullnet për punë. Ky është një objekt me të gjitha lokalet përcjellëse për mësim normal. Më parë këtu është punuar në një shkollë barakë, ku nuk i ka plotësuar fare kushte për proces normal mësimor. Por, me ndihmën e nga një grandi prej 4 milion eurosh, shkolla po rrezaton dhe po jep fryte për gjeneratat e reja të kësaj ane.
Por, siç dihet edhe Qeveria e Kosovës ka investuar me 2 milion euro, ndërsa, komuna është pjesëmarrëse me 30% të mjeteve. Sidoqoftë, tash për tash, këtu ka kushte për punë e për rezultate të pritura. Ajo që po na brengos më së shumti është fakti se, në vitin 1970, në këtë shkollë fshati kanë vijuar mësimet mbi 600 shkollarë, ndërsa tash janë 150 shkollarë. Kjo është për brengosje. Tash për tash i kemi dy paralele të ndara të shkollës qendër. Mandej, kemi 6 punëtorë ndihmës me kuadrin e plotë dhe të kualifikuar. Kjo ishte një biografi e shkollës fillore “Afërdita” të Kishnapolës”.
Ai shtoi edhe këtë se, vizita e një grupi të letrarëve nga Gjilani e nderoi këtë shkollë dhe kolektivin në fjalë. “Ju sot, shkollën dhe neve si drejtori, na keni gëzuar pa masë. Ne jemi të kënaqur që keni gjetur kohë të vini këtu për një orë letrare, e cila shënon vizitën dhe orën e parë letrare me disa krijues letrarë nga Gjilani. Ky është një shembull se si organizohet bashkëpunimi me krijuesit letrarë dhe shkollën. Sot, për ne, kjo ditë është e veçantë dhe shumë e rëndësishme, për faktin se, kemi krijuar ambient jo vetëm për proces mësimor, por edhe për aktivitete të lira shkollore”, tha drejtori, N. Ibrahimi. Në këtë orë letrare, punimet e tyre i lexuan këta artdashës gjilanas: Demir Behluli, Hysen Këqiku, Tefik Selimi, Shefik Shkodra, Abina Idrizi e Demir Krasniqi etj. Në këtë orë letrare lexuan edhe shkollarët e rinj e disa arsimtarë të shkollës në fjalë. Me këtë rast, letrarët gjilanas, bibliotekës së shkollës në fjalë i dhuruan 150 vepra letrare.
Demir Behluli, piktor nga Gjilani tha se, na kemi besuar me këtë pritje fort të këndshme që na i keni bërë. “Unë ju solla disa libra nga opusi im krijues letrar, po ashtu edhe nga fusha e artit pamor. Këtu solla edhe një katalog të punimevee nga arti figurativ, të cilat punime apo vepra shprehin 60-vjet të punës sime në fushën e artit figurativ. Prej sotit, si udhëheqës të këti grupi të letrarëve do të jetë Hysen Këqiku, i cili, edhe në këtë moshë, ai gjen kohë dhe din të organizojë këto orë të këndshme letrare për ju e për ne”.
Ndërsa, Hysen Këqikut, shkrimar tha se, kjo pritje na befasoi dhe jemi të kënaqur me këtë punë të këtij kolekviti të kësaj shkolle. “Këtu po shoh shkollarë të mirë, kolektiv të mirë, por edhe me shkollë të re dhe të bukur. Erdhëm dhe na nderuat me bukë e kripë e zemër. Kjo po na pëlqen dhe nuk do t’ju harrojmë, sikur që nuk ju harruma të jemi këtu edhe sot në këtë orë letrare. Ju falemnderit për gjithça që keni bërë për ne!” Pastaj, Demir Krasniqi, këngëtar dhe publicist, recitoi një poezi dhe këndoi këngën popullore “Xhamadani vija, vija, Rroftë Kosoova, rroftë Shqipëria”. Të shtojmë edhe këtë se, shkollarët që lexuan punimet e tyre letrare, u shpërblyen me nga disa libra të dhuruara nga letrarët gjilanas.

Tefik Selimi

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close