Ku janë tekstet e premtuara shkollore??

hqdefault1

Është ky edhe një mashtrim/rrenë e radhës që institucionet kosovare si dhe ata që i drejtojnë këto institucione, e që ia bëjnë qytetarëve edhe ashtu të mbushur me rrena.apo çka është kjo?!.Është dhënë premtimi dhe zotimi se nxënësit edhe këtë vit do ti kenë librat shkollorë falas.Në të vërtetë dikush edhe i ka marrë ashtu por edhe shumë nga ta jo.Biles ka shumë raste kur u është dhënë një shumë e caktuar e librave por disa tekste shkollore,mungojnë dhe nuk iu kan dhënë fëmijëve fare.Dhe këtu fillon e tërë kjo përrallë e teksteve shkollore falas dhe kushedi se ku mbaron!Sepse tani iu është lënë prindërve të ”hahen” me këtë problematikë.

Jo vetëm se u duhet që buxhetin(të ulët ma si e kanë kosovarët) që e kanë orientuar dikah tjetër ta kthejnë për blerjen e librave shkollorë.Por nuk është ky i vetmi problem se ata,prindërit thonë:”më mirë të mos na kishin rrejt e i kishim ble vetë se sa qetash po dojmë me jav ble fëmijëve tanë librat,se jemi nën presion të përditshëm nga mësuesit e tyre  por nuk po mujmë me jav gjetë,bre.Kënej kush nuk jep përgjigjje për këtë pse po ndodhë kjo e as noj zgjidhje a knej po naj lypin librat.Çka ashtë kjo?”Të pakten në Gjilan po ndodhë kjo!

Në fakt u interesova personalisht për këtë dhe pyeta në një librari,nga ato më të frekuentuarat e qytetit,dhe punonjësi i librarisë më tha:”as që e kemi ndërmend me pru,as që kena pru ka ca vjet.Se ato duhet me jav dhanë shkolla”dhe me kaq mbaroi muhabeti!

A doli dikush nga kompetentët tua thotë qytetarëve troq se pse po ndodhë ky kaos ,kur shumë klasë marrin tekstet e dy të tjera të së njejtes shkollë nuk i marrin,e edhe ata që i marrin nuk i marrin të gjitha por duhet të gjinden disi edhe atëhere kur në treg mungojnë.Ku shkuan librat,apo nuk u dha buxheti për botimin e tyre të mjaftueshëm.Apo ndodhi edhe këtu ajo shkëputja e copës së tortes nga goja e popullit,edhe kërkujtë kurrrgjë!!???

Ps:Portalit tonë,prononcimet e politikanëve nuk i duhen, ato janë vetëm fjalë boshe në radhen e arsyetimeve të pa kripë dhe asgjë ma shumë!

Xhelil Arifi

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close