A ishin Romakët ata që të parët shkelën tokën amerikane?!!

Ekspertët kanë debatuar gjatë në lidhje me mundësinë se Amerikën të parët e kishin zbuluar vikingët, polinezianët, dhe madje edhe kinezët, shumë kohë para Kolombit, dhe tani një grup i studiuesve pretendon se të huajt e parë që kishin shkelë në Amerikë ishin romakët.

romaks in america

Ata thonë se kanë gjetur prova se anijet romake vizituan Amerikën e Veriut gjatë shekullit të parë,por ka mundësi të ketë ngjarë edhe më herët.

Ata në fakt, gjetën një shpatë që ata besojnë se është e një qytetari romak në Nova Scotia. Historianët zakonisht thonë se këto gjetje janë pasojë e asaj se disa koleksionues të kohëtve të fundit i kan humbur artefaktet e tyre, e dhe në këtë rast ka dyshime të ketë ndodhë e njëjta gjë.

Megjithatë, në emisionin “Mallkimi i ishullit Oak” në History Channel udhëhequr nga Giovanni Hutton Pulitzer, pohojnë se ky është rast ndryshe.

Ata së bashku me Shoqërinë për ruajtjen e objekteve të lashta e kanë publikuara një punim ekskluzivisht për “Johnston Press”, e cila thotë se “100 për qind konfirmon” se shpata është Romake.

“Shpatë ceremoniale ka rënë nga ania mmbytur,” tha Pulitzer për Boston standard. “Ky është një artefakt i shkëlqyeshëm romak”.
Ai studimin e tij e ka bazuar në shqyrtimin e aliazh/lëgurës nga e cila është bërë shpata, e cila përkon me teknologjinë e prodhimit të metalit që është e konfirmuar se edhe romakët e lashtë e kanë përdorë.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close