Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë – prioritet gjithëkombëtar

11960022_1029314050435528_7462773031605761449_n

Nga Fahri Xharra


 

19.12.15 Gjakovë

Jemi në një kohë vlimesh të mëdha ; ora për shqiptarët ka ardhur. Duhet vetëm të jemi të vëmendshëm se “vetëm një herë vjen vera kah dera” . Prandaj ? Zoti Pr.dr. Branislav Sinadinovski na tërhekë vërejtjen se të jesh shqiptar ortodoks në Maqedoni është guxim plot e përplot sakrifica e ballafaqime.

werb1

Por siç ju thash edhe më lartë akoma nuk ka shpërthyer guximi dhe se disa nuk duan të bëjnë një hap të tillë, për shkak se ndoshta mund të ballafaqohen me probleme dhe sfida të ndryshme. Pra ka shumë që nuk guxojnë të deklarohen dhe të shprehin përkatësinë e tyre etnike, sepse e llogarisin ballafaqimin e tyre më pas me reagime dhe komplikime brenda familjare dhe lidhjeve e interesave të tjera. Ky komunitet kërkon mbështetje dhe mbrojtje më të madhe, solidarizim dhe promovim të vlerave të përbashkëta. Pra mbështetja duhet të vij nga të gjithë shqiptarët këtu në Maqedoni dhe jashtë saj.
Historia e shqiptarëve ortodoks, rrugëtimi dhe golgota e jetës së tyre drejt një asimilimi monstruoz, e kishte si pasojë heshtjen dhe heqjen dorë nga origjina dhe identiteti kombëtar. Por edhe për rikthimi tek identiteti dhe guximi i brezave për t’u deklaruar shqiptarë etnik është një guxim për kundër dëshirës së madhe,
Me publikimin e librit“Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”. zoti Sinadinovski tregon se në Maqedoni jo vetëm dikur, por edhe sot jeton një numër i madh i komunitetit shqiptarë me fe ortodokse. Qendra e tyre e dikurshme ka qenë Reka e Epërme, por megjithatë jeta ka bërë që ata me kohë të braktisin këtë vend duke u shpërngulur në qytete tjera brenda vendit, por edhe pjesa tjetër duke marrë rrugën e mërgimit, drejt vendeve evroperëndimore, SHBA-ve dhe kontinete tjera.
Çdo e thënë e ka dokumentin : “Në fillim të shekullit 20, dokumente historike tregonin se në Rekën e Epërme jetonin mes 8 mijë deri 10 mijë shqiptarë ortodoks, që flisnin gjuhën shqipe me dialekt geg. Nëse atëherë ka pasur 8 – 10 mijë, atëherë mund të konkludojmë se në bazë edhe të natalitetit, sot kemi mbi 70 mijë shqiptarë ortodoks.”- thotë Sinadinovski ; por me siguri që janë shumë e më shumë.
Ne e dimë , historia shkruan , bota e di që “ Shqiptarët ortodoks janë gjithmonë aty dhe ata janë autokton dhe kjo është e qartë. Të gjithë tjerët kanë ardhur pas neve si shqiptarë. Dhe kush ka ardhur dhe ka pushtuar këto territore, ka tentuar të asimilojë shqiptarët ortodoks, duke filluar nga turqit, serbët, bullgarët dhe të tjerët” Po, ne sot ? ne nuk jemi pakicë e papërfillshme , e kemi gjuhën e kemi dashurinë ndaj kombit , i kemi faktet , e kemi shqiptarët ortodoks të Maqedonisë që gjallërojnë shqip, flasim për frymë të gjalla e jo për eksponate muzeale. Ku jemi ?

Kush po e pengon deklarimin e tyre të hapur që janë shqiptarë? atyre se pari iu duhet rrëfimi dhe predikimi në kishat e tyre që flasin shqip në vendin e tyre ; atyre iu duhet që shkollat t`i flasin shqip. Atyre iu duhet kujdesi mbarëkombëtar.
Të mëdhenjtë na e ndezën dritën në fund të tunelit asimilues qindra vjeçar ; na treguan se është një dalje , është një derë e ardhmërisë . Asaj dere duhet dhënë çelësin për ta ç’kyçur dhe tuneli i gjatë shkurtohet dhe drita kombëtare e ndriçon atë pjesë të kombit e cila me kohë ka mbetur e ngrysur në terrin e asimilimit , frikës , sharjeve , nënçmimeve .
Ne jemi popull që kemi rrënjë dhe kur nuk mundëm turqit dhe të tjerët të na asimilojnë, më së paku mund të na bëjnë sot të tjerët. Asimilimi ka vazhduar edhe pas krijimit të Jugosllavisë. Ky sistem nuk ka zgjedhur metoda për të asimiluar shqiptarët dhe nga ky presion kanë rënë disa shqiptarë. Një pjesë e madhe e patriotëve me ndjenja kombëtare ishin ndjekur nga UDB-ja, ndërsa kishte edhe nga ata që punonin kundër popullit tonë. Sot dihet se kush janë njerëzit e tillë, por është një fakt historik. Unë nuk dua të përmend emra, por juve si gazetarë nëse doni hulumtoni dhe zbuloni. Represioni ka qenë i egër dhe ishte mbjellë frika në palcë, por edhe diferencimi, në rast se do deklarohej dikush si shqiptarë ortodoks. Shumë familje brenda mureve të shtëpive flisnin gjuhën amtare, por jashtë shndërroheshin në maqedonas.- thot Sindinovski. Po sot , pse të kemi represion ndaj tyre ? nga kush ? sëpari nga ne shqiptarët e fesë tjetër që jemi kurthyer në mashtrimet e një populli tjetër në shërbim të një populli krejt tjetër.
Sinadinovski: Ne si komunitet apo pjesë e popullit shqiptar kemi qenë historikisht nën presione të mëdha dhe tendenca të asimilimit. Golgota dhe tmerri i përjetuar në këtë zonë, ka qenë vrastar, por mund të përmenden edhe shumë faktorë dhe shkaqe që ka ndodhur kjo. Por, edhe përkundër kësaj fushate që ka ndodhur në vazhdimësi, popullata ortodokse shqiptare ka mbijetuar dhe ka ruajtur identitetin, duke u dëshmuar sot përmes këtij libri dhe shumë protagonistëve se ne jemi pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve.

Andaj askush nuk duhet frikësuar. Kjo nuk është kërkesë e imagjinuar, apo siç thotë prifti Timotej projekt politik. Kërkesa për formimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni është një shprehje e kërkesës së shqiptarëve ortodoks që të kenë kishën e tyre, t’ju mundësohet dëshira për të cilën ka luftuar edhe Josif Bageri qysh nga viti 1910 kur në Bullgari kishte tentuar të formojë Kishën Ortodokse Shqiptare. Formimi i kësaj kishe si pjesë e kishës amë, kurse kisha të tilla shqiptare ka edhe në Amerikë dhe disa vende tjera të botës, ne vetëm do të ndihmonim Kishën Ortodokse Maqedonase që të zgjidh problemin disa dekadash me Kishën Ortodokse Serbe dhe ti sigurojë vetës njohje ndërkombëtare. Ku është Kisha Autoqefale e Shqipërisë ?

Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë duhen ta dinë që . Është me rëndësi se ka nisur procesi i vetëdeklarimit të disave. Nuk ka frikë dhe ditë për ditë kemi njerëz që po vetë deklarohen. Ky proces ka nisur dhe askush nuk mund ta ndërpres. Çdo popull ka kaluar këtë proces. Kur maqedonasit thirren në origjinën e tyre duke shkuar edhe në antikitet, pse ne të mos deklarohemi për origjinën tonë. Kjo nuk është turp, por krenari dhe një mision i përmbushjes së amanetit të gjeneratave tona të vjetra, apo baballarëve e stërgjyshërve tanë.

Shqiptarët e besimit mysliman e kanë një rol të madh në përkrahjen e tyre; zoti flet shqip pa e marrë parasysh besimin .

werb

 

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close