Mesazhe ngushëllimi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes tonë Kombëtare Shqiptare, Dilaver Musliun

E nderuara Familje Musliu,

Me keqardhje mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Dilaver Musliut,njërit prej aktivistëve të shquar të Lëvizjes tonë Kombëtare Shqiptare.
Ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve për këtë humbje.
Ne bashkudhëtarët e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të cilët udhëtuam në këmbë nga Gjilani në Vlorë. Konsiderojmë se vepra e Dilaver Musliut meriton mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve. Aktiviteti i tij ka për të shërbyer si model për të rinjtë, patriot që përpiqen me përkushtim dhe këmbëngulje për idetë dhe vlerat në të cilat besoi,jetoi dhe veproi Baci Dilaver.
Jo vetëm lëvizja, por mbarë vendi ka humbur një veprimtar të madh të çështjes kombëtare!
E nderuara familje Musliu, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e bashkudhëtarit tonë më të vjetër në moshë,por i fortë në veprime dhe i dashur në shoqëri.
Do të na mungoje te gjithëve energjia, angazhimi dhe puna e tij e palodhshme për gjithë këto vite qe ai ia përkushtoi kauzës dhe vizionit të çështjes tonë kombëtare,ende të pa zgjidhur përfundimisht.
Na vjen shumë keq që në këtë rast nuk kanë mundur të vinë edhe shumë aktivistë dhe jen pranë jush në këto çaste pikëllimi!
Sidoqoftë edhe një herë në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, Dilaverit iu prehtë shpirti në paqe dhe zoti qoftë me të dhe me ju familje e respektuar.

Me pikëllim,
Nazim Ajdini,Gani Shaqiri,Engjëll Rama,Isuf Bajrami,etj.

Gjilan; 28.06.2017

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close