Bizneset nga kosova do të jenë pjesë e samitit të Triestes më 12 korrik

ATSH/.-Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Tregtisë të Tiranës ka organizuar sot një tryezë me temën “Prezantimi i Forumit të Biznesit të Triestes, 12 korrik 2017-të”, në kuadër të samitit të katërt të procesit të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Trieste, më 12 korrik.

Në këtë takim morën pjesë ambasadori italian në Kosovë, Piero Sardi , përfaqësues nga drejtoria e Agjencisë ICE në Tiranë Elisa Scelsa, drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa , përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës si dhe përfaqësues të kompanive kosovare që do të marrin pjesë në këtë forum.

Ambasadori italian në Kosovë, Piero Sardi, tha se në 12 korrik, Trieste do të organizojë samitin e katërt të procesit të Ballkanit Perëndimor, i cili vjen pas samitit të mëparshëm në 2014 në Berlin, në 2015 në Vjenë dhe në 2016 në Paris.

“Forumi i Biznesit, në të cilin do të merrni pjesë synon paraqitjen e mundësive kryesore të biznesit dhe vendeve të ndryshme pjesëmarrëse, si dhe dhënien e një kuadri për më shumë takime dhe kontakte mes bizneseve, dhe e cila shpresojmë së do të jetë e frytshme për korporatat dhe bizneset e ardhshme”, theksoi Sardi.

Drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa u shpreh se samiti i Triestes si ai i Berlinit ka nivel politik dhe me ndikime kryesisht në sektorin privat.

Në këtë forum do të marrin pjesë kompani nga e gjithë bota dhe 6 prej shteteve pjesëmarrëse do të jenë nga Ballkani Perëndimor, e ato janë Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, si dhe vendet anëtarë të BE-së, si Kroacia, Sllovenia, Italia, Gjermania, Franca dhe Austria./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close