Fatos Lubonja ky…

Ky njeri,flet për gjithëçka dhe bënë mirë që guxon të flasë.Dhe flet nga një tru/mendje që poashtu di bukur shumë.Por që është një mendje sharlatani dhe e pa sistemuar.Se mendjet e shrlatanëve jan të tilla.Ato dinë shumë por ngatërrojnë koncepte dhe herë bëhen interesant e herë tjetër qesharak kur dëshirojnë,apo besojnë se pikëpamjet e tyre mbi botën jan vet revolucioni.

lubonja

Epo jo.Jo se nuk mund të jesh revolucionar duke pretenduar cosmopolitanizmin primitiv se të gjithë dhe gjithëçka është e mirë e ndritur e bukur me vlerë nëpër botën përrreth,por jo edhe ajo që të ka lindur e rritur dhe së cilës i takon edhe vet ti!Po jo or Fatos se duke duke hequr dheun nën këmbët e tua nuk bëhesh më i mirë por se vetëm ngelesh pa truall dhe bie në gropën që vetë e hapë.Nuk bëhesh ti cosmopolitan që rrespekton vlera të përgjithshme në përmasa globale,se ashtu pretendon ti,të pakten kur flet,duke mohuar vlerat e njerzëve të tu,vlerat e kombit tënd (edhe pse kombi për ty ka domethënie relative) e duke ua njohur të tjerëve ama të gjithëve edhe në qofshin ata shkelësit e bashkombasve të tu,vetëm për inat të atij që “ti shkeli” ty të drejtat.Po të drejtat e atyre që u shkelën e u shkilen nga të tillët që ti mbronë?!!Nuk është se ti nuk e di se më së paku duhet kërkue njeriun te njeriu.

I tillë je edhe ti.Ti e di se sensacioni sjell,nam n’daç për të mirë e n’daç për të keq e nami pastaj sjell edhe para në këtë botën tonë të komercializuar deri edhe në fjalë.Prandaj ti e di se pasi e ke fituar atë podiumin fillestar që të mban në alenë e senzacionalistave,tani e ke më lehtë ta luash lojen,që ti e luan mirë.Dhe mu kjo i duhet medias sot dhe ato pastaj për një shumë të caktuar të thërrasin ty me kopallat e tua prej një të gjithëdijshmi që më pastaj përmes teje të nxitet kontrasti dhe me këtë edhe shikueshmëria.Dhe këtu ,mu këtu merr kah në je intelektual i mirëfillt që në të vërtetë mbronë të drejtën edhe me rrezikun se rrezikon honorarin ose je si puna jote i paskrrupullt dhe edhe në dam të një të vërtete të hidhur se mu antagonizmat sektarian po i sjellin dame të mëdha qenies kombëtare,sepse po e lajthitin përmes dogmës së rreme njeriun e rëndomt,e ti po e fiton honorarin tat duke mos qarë kaptinën për as një grimë krenari për atë që je,por një renegat në shërbim të inatit dhe të njëfare pseudo kosmopolitanizmi që as ti vet nuk e kupton se e ke ba lamsh.E edhe ashtu ashtu soji yt e ka ba lamsh në gjithë botën marë!

 

Xhelil Arifi/Proinformacion.com

 

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close