Një monografi kushtuar Ismajl Kadriut, pishtarit të arsimit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare…

tefiku

Nga Tefik Selimi

Gjilan, 21 dhjejtor


Në Gjilan, salla e Teatrit të këtij qyteti ishte vend i vogël për t’i zënë të gjithë ata pjesëmarrës që erdhën në përurimin e monografisë “Ismajl Kadriu – njeri me vizion të qartë” të autorit, Ibrahim Kadriu, shkrimtar e publicist nga Zhegra e Gjilanit. Erdhën këtu qindra qytetarë, shokë, kolegë, familjarë e krijues të këtij qyteti, të cilët, si një, e nderuan këtë manifestim të përurimit të monografisë kushtur pishtarit të madh të arsimit, Ismajl Kadriut. Andaj, pishtarët e dalluar të arsimit e meritojnë jo vetëm të shkruhet për ta, por edhe të nderohen e të përkujtohen përherë me vepra e me nderime të tjera rasti.

prom2

Fillimisht,Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit komunal ka folur në emër të kryetarit Lutfi Hazirit, e cila tha se Ismail Kadriu ishte atdhetar e arsimdashës, pedagog e mësues i dalluar i shkollës shqipe.“Nuk kam dilemë në suksesin e kësaj monografie, ngase paraqitet me mjeshtëri nga shkrimtari ynë i jashtzakonshëm, z.Ibrahim Kadriu, i cili, shembëlltyrën e një mësuesuesi e pedagogu, veterani të arsimit shqip, atdhedashësi, e ruajti me besnikëri, e cila figurë arsimdashëse asnjëherë s’e tradhtoi idealin e popullit të vet, idealin për liri, për të cilin punoi pa rreshtur për çështje madhore kombëtare”, u shpreh Bunjaku Rexhepi. Ajo tha edhe këtë se, Gjilani, sipas P. Buzhala, është një Akademi e kulturës për Kosovën dhe trevat shqiptare. E meriton këtë epitet, sepse këtu po vlerësohen vlerat më të mira të krijuesve tanë, të cilët, këtë qytet e kanë shëndërruar në qendër të kulturës e jetës letrare. Dr. Mahmud Hysa, studiues, tha se vepra e Ismail Kadriut mund të krahasohet me iluministët e Rilindjes Kombëtare shqiptare. “Ismail Kadriu ishte sakrifikues i madh i shkollës shqipe, angazhohej me tërë qenien për arsim cilësor dhe më të drejt e quanin edhe dirigjent të shkollës shqipe”.

prom1

Edhe Akademik Mehmet Halimi tha se, e ka njohur nga afër Ismail Kadriun, dhe se nga takimet me të i kanë mbetur momentet më të paharruara. “Ismail Kadriu ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e arsimit në Anamoravë dhe si i tillë ishte personalitet i nderuar dhe me autoritet, mësues i zellshëm, andaj edhe vepra e tij nuk vdes kurrë. Sepse, Ismajl Kadriu, si pishtar i arsimit dhe mbrojtës i të drejtave të çështjes kombëtar, shkriu tërë jetën e tij fizike e mendore, pavarësisht nga sakrificat pesonale, për t’i arsimuar e për ti’i edukuar brezat e popullit të vet, ndaj vepra e tij nuk vdes kurrë, por jeton e frymn, shkëlqen e ndriçon si një yll i pashuar, ka shtuar M. Halimi. Ai e tha edhe këtë: “Sa ka nevojë ky popull për bukë, e ujë, po aq ka nevojë ky popull edhe për mësues”, ka shtaur Ruso.

Anton Nikë Berisha, shkrimtar e studiues, tha se Ismail Kadriu me punën e tij dhe sakrificën e madhe ka dëshmuar se është njeriu i vlerave arsimore. “Ai ishte njëri nga ata që punoi shumë për shkollën dhe arsimimin e popullit shqiptar, sepse punën e bëri të pavdekshme dhe gjurmët i la të pashlyera për historinë tonë më të re”, ka thënë Berisha. Në këtë përurim folën Bajram e Sabri Kadriu, vëllezër të Ismailit, të cilët evokuan kujtime tejet interesante, duke filluar nga peripecitë e shumta që ka pasur vëllai i tyre, Ismajli. Kurse autori i librit Ibrahim Kadriu tha se Ismail Kadriu nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe jeton. Jeton se fryma e tij akoma po frymon tek ne. Andaj me tëra këto premisa që i ka pasur Ismail Kadriu, komuna e Gjilanit e ka për obligim që t`ia vendos një emër ndonjë institucioni për këtë kolos. “Por ju takon juve e neve së bashku që ta nderojmë këtë figurë arsimdashëse, ashtu siç vërtet ka punuar e vepruar ai”, ka shtuar autori i monografisë, z. Kadriu.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close