Putin:”ne nuk po duam ta ribëjmë Bashkimin sovjetik.Por askush nuk po na beson”

Moskë (AFP) – Rusia nuk është duke u përpjekur për ta rbërë Bashkimin Sovjetik, tha presidenti Vladimir Putin në një dokumentar të transmetuar të dielën, por problemi është se “askush nuk dëshiron tëna besojë”.

bs-490024

Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, kur u rrëzua udhëheqësi pro-rus Viktor Janukoviç nga demonstruesit pro-evropian, Moska ka akuzuar Perëndimin për përdorimin e “politikës së frenimit” në një rikthim të Luftës së Ftohtë.

“Me Ukrainën dhe hapësira të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, unë jam i sigurt partnerët tanë perëndimorë nuk janë duke punuar në interes të Ukrainës, ata janë duke punuar për të parandaluar rikrijimin e Bashkimit Sovjetik,” tha ai në “Rendi Botëror”, një dokumentar transmetuar në tv publik Rossiya 1 kanal.

“Por askush nuk dëshiron të na besojë neve, askush nuk dëshiron të besoj se ne nuk jemi duke u përpjekur për të risjellë Bashkimin Sovjetik prapa,” tha ai.

Presidenti gjithashtu shfrytëzoi dokumentarin për të dhënë një goditje të fortë e të njohur ndërhyrjes perëndimore në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

“Ju nuk mund të impononi versionin tuaj të demokracisë, të së mirës dhe të keqes, mbi njerëzit e kulturave të tjera, me fetë e tjera dhe traditat në këtë mekanikë,në mënyrë automatike,” tha ai.

“Me sa duket (Perëndimi) mendojnë se ata janë të pagabueshëm, por kur vjen momenti për të marrë disa përgjegjësi, ata zhduken.”

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close