Ripushtimi në heshtje . Ardhmëria kombëtare në pikëpyetje

fahriu

Nga Fahri Xharra

23.12.15 Gjakovë


 

Shkenca e sotme e ka të vërtetuar se njeriu gjatë një jetëgjatësie prej 70 vjetësh i ndërron deri në 18 kg lëkurë . Mirë ,proces natyror kishim me thëne.
Por si largohet ajo lëkurë e vdekur nga trupi? duhet shpjeguar mirë , pa anime partiake , lokale trashëguese , fetare etj.
Isha në mes të shkrimit : “Paratë e Erdoganit janë antishqipatrizëm” (fxh ) dhe videos disa minutëshe për civilizimin Danubian , mbi 7000 vjet të vjetër; dhe ndër kohë e lexova edhe këtë: “Shqiptarët kanë qenë gjithmonë tepër pro-amerikanë. Kosovarët e çmojnë thellësisht intervenimin e NATO-s në vitin 1999, që e çoi Kosovën drejt pavarësisë. Ata u janë shumë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin që ata kanë dhënë në koordinimin e njohjeve të bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës. Duke e pasur parasysh lidhjen e fortë në mes Amerikës dhe shqiptarëve, rritja e ndikimit të islamizmit në Kosovë, është thellësisht shqetësuese. Kosova gjithmonë ka qenë një shtet sekular me një shumicë myslimane shumë liberale. Sidoqoftë, karakteri sekular i Kosovës po ndryshon.”(nga Të mos lejojmë që Kosova të bëhet një vatër e re e islamizmit në Europë -nga David L. Phillips )
Kah t`ia mbajmë ?

wrong  ..
Por te kalojmë tek ndërrimi i lëkurës së vdekur të trupit , e cila me anë të larjes ikën nga ne .Pra , “ zhylla dhe zdralat “ janë vetëm lëkurë e vdekur ; të cilën ndonjëherë përkundër trupit të lagur duhet fërkuar me diçka të vrazhdë për ta hjekur mbetjen e cila edhe mbanë erë të pakëndshme.
Pra kush janë “Zhylla” dhe “ Zdralat “ që duhet larguar nga trupi ? sepse edhe shoqëria shqiptare ka nevojë ta largojë zhyllat dhe zdralat shoqerore ; helbete se edhe shoqëria është e gjallë.

Prapë një ndërprerje:” Emri i Dardani, dardan, Dardan është njëri nga toponimet, etnonimet, fitonimet dhe antroponimet antologjike të gjuhësisë historike e të sotme shqiptare. Në gjuhësinë shqiptare emri i Dardanisë (kryesisht në kontekst të njërës prej krahinave të Ilirisë), është përfshirë në shtresën t toponimisë së antikitetit shqiptar, si Albanoi, Dalmatia, Dimallum, Ulcinium, Scardus Mons, Naissus etj., zgjidhja etimologjike e të cilës, në vija të përgjithshme është kryer nga Zef Skiroi (1836), Begzad Baliu,prof.dr.)
Sa i dimë këto gjëra, a na duhet historia , e kaluara e jonë ? sigurisht që po .
Miku më shkruan: “Iliria e Bukur , Dardania e Shenjte ! Këtu janë rrënjët e civilizimit te kësaj bote ! Pse historiani gjerman Hermman nuk e permend Ilirinë, Dardanine ? Kjo është diçka e shenjte per tere njerëzimin ! Po edhe te sumeret ( Babiloni ) shihen qarte gjurmën e civilizimit ilir , po ashtu te hititet, brigjet, lidet ne Dardanine Azijane ! Trojen, Romen, Konstandinopojen i themeluane iliret dhe ky është trekëndëshi i civilizimit, por tere madhështia ilire shpërtheu ne Romen Aeterna, Romen e etereve, e brezave, Romen e përjetshme , Romen e shkëlqimit dhe madhështisë ilire ! Mos te harrojmë qe Vulën e civilizimit te sotëm qe e ka dhe e gëzon Europa Perëndimore ia dhanë dy perandorë ilire nga Dardania: Konstandini i Madh dhe Justinani i Madh dhe qindra mbretër, monarkë dhe perandorë te tjere ! Por , pa asnjë dyshim Dardani Evropiane është vendi ku u krijua civilizimi i kësaj bote ! – Gjetje arkeologjike te nje qytetërimi ilir gati 7 mije vjecar, shume te zhvilluar , pra u gjeten ne fshatin Bacileve ne mes te Prishtinës dhe Llapit ! Pse heshtin ” akademiket “! Hahaha .. A e dëgjove kryetarin e akademikeve ,z. Xharra çka tha ? Ne njëfarë forme tha qe mos te provokojmë Serbinë ! Kane fole shume tha akademiket serbe, ne skemi nevojë te flasim shume ! Hmmmm .. Serbët kane fole, po kane rrejte shume edhe kane fituar , e këta mjera at tane, spo dine nieri, ndoshta e kane hanger bumbanin diku edhe sguxojnë me fole !!!!! ( Isa Rexhepi , Dortmund )
Kurse tjetri pa e njohur historinë shkruan ,totalisht i humbur nga propaganda e sekserëve erdoganian : “Armiku i jon ështe serbi greku Erdogani ështe mik i popullit shqiptar Erdogani ështe aleati më ij vjetër i miqve ton amerikan Po tij o plak e uren fehen islame edhe e uhren erdoganin ështe turp për shpifjet që bën tij o f xharra; Berzat Nebija .
Kurse tjetri (A.A.) : ””lexo sa lek po investon Etdogani ne Maqedoni ,Kosov ,e Shqiperi ,nepermjet shoqatave e gazetave e siteve internet ,qe bejne propaganda turke ,ka me dhjetera shoqata qe marrin leket NGA Etdogani per te per polutik pro turke ,,,,ca e quan kete ti ,kjo do te thote te fusesh hundet ne punet tona ,,,terroristat e ISIS qe Jan nisur NGA shqiperis dhe kosova dhe maqedonia Jan rekrutuar NGA keto qendra kulturore turke NGA keto shoqata ,,ca mendoni ju se si dim gjerat ,turqia i le te hyn e Dalín NGA turqia PA i kontrolluar bile i ndohmon,,keta persona po i prishin Pune njohjes se kosoves ne arenen nderkombetare po e dobesojne se bota thote qe ne jemi vende terroristash ,e kjo per faj te atyre qe financohen ng turqia dhe genjejne rinine “””

Hec e merre vesh këtë popull , i cili e vë ardhmërinë e vet kombëtare në pikëpyetje.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close