A ishte e gatshme SHBA ta shkatërroj Bashkimin Sovjetik në kohë e luftes së ftohët?

A ishte e gatshme SHBA ta shkatërroj Bashkimin Sovjetik në kohë e luftes së ftohët?ipas një shkrimi në New York Times, po!Amerikanët ishin të gatëshme ti përdorin armët bërthamore.Dhe atë jo vetëm që ta shatërrojnë dhe dobësojnë potencialin ushtarak të BRSS por edhe ta shkatërrojnë.Në fakt kjo ishte një ngarendje e dyfishtë e dy superfuqive të kohës dhe se nuk është se edhe BRSS nuk kishte një plan që do godaste SHBA dhe vendet aleate.

Archives Cuban Missile Crisis

                             Khrushchev                                                       Kennedy

Gazetarët e kësaj gazete amerikane (kinse )kanë pasur qasje në dokumente sekrete, të cilat kohë më parë u zbuluan për herë të parë në arkivat nacionale të SHBA . Në Materialet e vitit 1959 ka pasur një listë të caqeve në B.Sovjetik që Uashingtoni ishte gati ti godasë me armë bërthamore, por edhe caqet në një numër vendesh të Evropës Lindore dhe Kinë.

Për shembull, ushtria amerikane në Moskë ka ndarë 179 caqe, që janë të destinuara për “shkatërrimin sistematik” me armë bërthamore në rast të luftës, në Shën Petersburg – 145, në Evropën Lindore – 91. Shumë prej këtyre objekteve ishin komplekset industriale dhe ndërtesat qeveritare .
Në të vërtetë Wiliam Bur në vitin 2006 kish dërguar kërkesë arkivit nacional amerikan për me i marrë këto dokumente.Por siq e thotë edhe vet Bur në dokumente nuk kishte edhe kushedi se çfarë përshkrimesh të sakta të objekteve,adresave të sakta, dhe se këto materiale dhe informacione edhe më tutje jan sekret.

“New York Times”, shton se ky ishte një plan që është përgatitur para kohes së raketave ndërkontinentale që lansohen nga nëndetëset. Në këtë kohë epër përdorimin e armëve bërthamore jan përdorur bombarderët. Kjo gazetë gjithashtu thekson të dhënat me të cilat Shtetet se Bashkuara kanë qenë kryesisht më të avansuara se Bashkimi Sovjetik – kanë poseduar arsenal 10 herë më të madh bërthamor dhe u përpoq që armikun ta rrethoj me sa ma shumë baza bombarduesish.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close