Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Andrea Aleksi – I harruar nga ne !

Andrea Nikollë Aleksi, i njohur edhe si Andrea Alessi ose Andrija Aleši ka qenë një arkitekt , piktor dhe skulptor me zulm , njohur si një nga artistët më prestigjioz në kohën e Renesancës Dalmatine.

Untitled
Hyrja në Katedralen e Trogirit,Kroaci

I lindur në Durrës me 1425 , dhe i cili vdiç në Durrës me 1505 .Gjatë kohës së Repoblikës së Venedikut , ai i vendos në Split të Dalmacisë dhe mësimet i morri nga skulptori Mark Troia . Nga jetëshkrimi i shkurtër që e kam gjetur ai ishte nxënës edhe i Gjergj Shibenikut , dhe bashkëpunëtor i Niccolò di Giovanni Fiorentinos në kohën e rindërtimit e Kapelës së Katedrales se Trogirit me 1468. Po ashtu edhe Katredrala e Shën Gjonit në Shibenik e projektuar nga Andrea Aleksi u ndërtua nga blloqet e mëdha të gurit me nje precizitet të të madh. Në ndertimin e saj mbisundon harmonia e arkitekturës e frymëzuar nga antika.

Andrea është i njohur edhe nga statujat e tija që gjenden në Ancona , Itali.

Ai nënshkruhej si ANDREAS ALEXIUS DURRACHINUS OPIFEX MCCCCXII ( Andria Aleksi ,artizan nga Durrësi

 

Untitledz

Prap i mbetem thënjes sime se të gjithë shqiptarët të larguar nga vendlindja për një arsye ose tjetër, gjenin strehim në ato anë ku ishin të parët tanë. E edhe kjo me Andrea Nikollë Aleksin

Analizën e gjerë per Andrea Aleksin e gjeni në Gjurmime Albanologjike ( Seria e Shkencave Historike , Prishtinë 1981

 

Fahri Xharra 24.12.15
Gjakovë

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close