Kryeministri kundër zhvleftësimit të “zajednicës”.Ai është për një farë lloj loje kompromisi që nuk e qon dot përpara si të tillë!

përderisa gjykata kushtetuese ka shpallur vendim në të cilin edhe në qoftë se jo në tërësi e shpallë këtë punën e “Zajednicës” të pa ligjshme Ku e di z.Isa Mustafa ,kryeministër se nuk do të ketë pvlefshmëri dhe negociata të reja për këtë farë krijese,përderisa ai nuk e di se si do ti pëlqejë bashkëbiseduesve të tij ky rekomandim gjykate.Edhe pse në fakt çdo qeveri dhe vartës a ministra të saj duhet të bartin konsekuenca kur ato shkelin kushtetutën,dhe kjo ishte një shkelje sepse kushtetutsja po e shpallë një gjë të tillë,këta patjetër duhet të mendojnë se si do ta kapërdijnë edhe pala matanë këtë gjë pasi atyre u është mundësuar që për gjithçka të pyeten!Dhe çka nëse atyre,çka është e sigurtë se nuk do tu pëlqejë.Ose do të negociosh përsëri me ta.

gjykata-kushtetuese

Ose nuk do e zbatosh kushtetutën dhe do e bëshë krye në vete “Zajednicën” edhe për kundër rekomandimit.Ose do e bëshë “zajednicën” sipas kushtetutës së Kosovës pa e pytur askënd,sa për të përfillur Ahtisarin,gjë për të cilën nuk jam i sigurtë se ka “burra” të tillë në qeverinë tonë.Se po të kishte nuk do kishte shkuar kjo punë deri aty sa të pytet secili serb që ti teket për këtë.

Prandaj i pa kuptueshëm edhe ky prononcimi i qeverisë dhënë sot:
Qeveria e Kosovës ka lajmëruar sot se pas vendimit të gjykatës kushtetuese,qeveria as nuk do ta zhvleftësoj as nuk do të negocioj përsëri për AKS (asociacioni i komunave serbe).
“Do të vazhdojmë në përpunimin e dekretit dhe statutit i cili më pastaj do i dërgohet kushtetueses para se të hyjë në fuqi!” ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se qeveria është e interesuar që në përpunimin e këtyre dokumentave të jenë të kyqur ekspertë të huaj dhe vendas por edhe opozita.

“Edhe dekreti edhe statuti do ti dërgohen Gjykatës Kushtetuese të vërtetohet se çdo shkronjë në të do të ishte në përputhje ose jo me kushtetutën.Kështu që mos të ketë hapsirë që të thuhet se AKS nuk është në përputhje me kushtetutën”.

Proinformacion.com

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close